LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Ukrainë, çmimet e naftës në botë më të lartat që nga 2014-ta

Kriza në Ukrainë, çmimet e naftës në botë më të lartat që nga 2014-ta

Çmimi i referencës ndërkombëtare të naftës bruto të tipit Brent tejkaloi 90 dollarë për fuçi për shkak të mungesës së rezervave dhe tensioneve aktuale mes Rusisë dhe Ukrainës.

Brent arriti në 95.65 dollarë, që është çmimi më i lartë që nga 1 tetori 2014, aktualisht po tregtohet me 94.44 dollarë.


Ndërsa çmimi i naftës amerikane WTI u ngjit në 94.65 dollarë, më i larti që nga 30 shtatori 2014.

Çmimet e naftës | Burimi: Oil Prices

Tregu botëror i naftës po përballet me furnizim të pamjaftueshëm në raport me kërkesën e lartë në një kohë kur ekonomia botërore po rimëkëmbet nga pandemia COVID-19.

Rritja e mprehtë e çmimeve erdhi pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se pushtimi rus i Ukrainës mund të fillojë edhe gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit të cilat mbahen nga 4 deri më 20 shkurt. /Telegrafi/