LAJMI I FUNDIT:

Kriza në Maqedoni ndikon edhe te mërgimtarët

Kriza në Maqedoni ndikon edhe te mërgimtarët

Në Maqedoni nga viti në vit ulet vlera e transfereve private, ku pjesën më të madhe e përbëjnë të hollat që mërgimtarët dërgojnë në vendlindje. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë, të cilat tregojnë ulje prej 19.7 për qind pjesëmarrje të transfereve private në mars të vitit 2012, në 14.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mars të vitit 2017, shkruan gazeta Koha.

Me fjalë të tjera, nëse përllogarisim se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Maqedoni në vitin e kaluar ishte afër 9 miliardë euro, atëherë del se janë zvogëluar remitancat si vlerë prej afër 5 për qind e transfereve private, apo diku afër 450 milionë euro.


Ekonomistët thonë se ekzistojnë më shumë shkaqe të uljes së dërgesave të mërgimtarëve nga jashtë, duke filluar nga ato që lidhen me integrimin e tyre në përditshmërinë e jetesës në shtetet e Evropës perëndimore, por edhe kriza politike në Maqedoni, që nuk i motivon ata të investojnë dhe kursejnë në vendlindje.

Sipas profesorit universitar Neritan Turkeshi, nuk duhet të harrohet se 25 vite që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, remitancat e mërgimtarëve, edhe atë kryesisht atyre shqiptar, mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë dhe janë faktori kryesor i stabilitetit të saj social dhe ekonomik.

Ai shton se kjo dëshmohet si me konsumin e tyre gjatë muajve të verës, por edhe dimrit me blerjen e banesave apo ndërtimin e shtëpive si dhe pajisjen e tyre me orendi të ndryshme, aparate të teknikës së bardhë e kështu me radhë. Pastaj janë edhe ahengjet e shumta familjare, ku shpesh vetëm për një dasmë harxhohet mesatarisht nga 20-30 mijë euro.

Këtu nuk bën përjashtim edhe blerja e patundshmërive të ndryshme, qofshin ato dyqane, toka bujqësore apo ndërtimi. Gjithashtu, edhe pse në përmasa më të vogla, vijon dërgesa e parave për familjarët e mbetur këtu, si formë e ndihmës për mbulimin e harxhimeve jetësore.

Llogaritet se në Maqedoni së paku 150 mijë familje marrin mbështetje të rregullt nga familjarët e tyre që punojnë jashtë, ndërsa shuma prej së paku 500 milionë eurove për çdo vjet, jo vetëm që mbulon një pjesë të konsiderueshme të deficitit tregtar të Maqedonisë, por siguron edhe ekzistencën e këtyre familjeve dhe stabilitetin makroekonomik të shtetit.

Ekonomistët shpjegojnë se në të ardhurat sekondare të shtetit apo dërgesat e devizave që i përllogarit si transaksione financiare, hyjnë edhe dërgesat e mërgimtarëve, të hollat që këmbehen në këmbimore, transferet e tjera private si dhe ndihmat që fiton shteti nga jashtë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori