LAJMI I FUNDIT:

Kriza e emigrantëve: Ban Ki-Moon kritikon vendet evropiane

Kriza e emigrantëve: Ban Ki-Moon kritikon vendet evropiane

Ban Ki-Moon, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, ka kritikuar vendet evropiane për politikat gjithnjë e më kufizuese ndaj emigrantëve.

Deklarata e Ban vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi.

Autoritetet austriake ndërkohë u shprehën se nuk kanë asnjë alternativë tjetër, sa kohë asnjë prej vendeve të tjera evropiane nuk bën pjesën që u takon në këtë krizë.


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka kritikuar ashpër politikat gjithmonë e më kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj emigrantëve.

Gjatë një fjalimi në Parlamentin austriak, Ban u shpreh se frenime të tilla janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të vendeve anëtare.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi deputetët austriakë miratuan një projektrezolutë që kufizon të drejtat e azilit dhe lejon autoritetet vendase që kërkesat të refuzohen që në kufi.

“Jam i shqetësuar se politika t e vendeve evropiane ndaj klandestinëve janë gjithmonë e më kufizuese, të cilat ndikojnë negativisht në detyrimin e shteteve anëtare sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës evropiane”, tha Ban Ki Moon.

Ban nuk përmendi ndonjë vend konkret, por sipas mediave ndërkombëtare fjalimi i referohej në një pjesë të mirë të tij Austrisë pas miratimit të ligjit që i lejon Qeverisë austriake të deklarojë një “gjendje të jashtëzakonshme për të refuzuar azilkërkuesit, përfshirë ato nga Siria.

Ministri i Brendshëm Wolfgang Sobotka tha se Austria nuk kishte zgjidhje tjetër, sa kohë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian nuk bëjnë pjesën e tyre në këtë krizë të thellë të klandestineve.

Legjislacioni është dënuar nga grupet e të drejtave, përfshirë Amnesty International dhe Human Rights Watch.

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori