LAJMI I FUNDIT:

Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, gjykata në Moskë dënon ish-agjentin e FSB-së, Igor Girkin

Kritikoi Putinin për luftën në Ukrainë, gjykata në Moskë dënon ish-agjentin e FSB-së, Igor Girkin

Ish-komandanti rus Igor Girkin është dënuar për nxitje të ekstremizmit, pasi akuzoi Vladimir Putinin se nuk e ka ndjekur luftën në mënyrë efektive.

Gjykata në Moskë e dënoi Girkinin me katër vite, i cili publikisht ka pasur ide për kandidimin kundër presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Akuzat Girkin i mohon, ndërsa është parë si një tregues se sa larg mund të shkojë Kremlini ndaj të gjithë atyre që kritikojnë luftën në Ukrainë.


Girkin u mbajt në paraburgim në korrik pasi krijoi “klubin e patriotëve të zemëruar” me qëllimet e deklaruara për të shpëtuar Rusinë nga trazirat sistematike, dështimet ushtarake në Ukrainë dhe luftimet e elitës për të pasuar Putinin.

Ukrainasit godasin rafinerinë ruse me dron kamikaz, gjendet vetëm 72 kilometra larg pallatit të Putinit
Lexo po ashtu Ukrainasit godasin rafinerinë ruse me dron kamikaz, gjendet vetëm 72 kilometra larg pallatit të Putinit

Në një nga fjalimet e tij më të shpërndara për 760 mijë ndjekësit e tij në Telegram, Girkin bëri ofendime personale ndaj presidentit dhe i kërkoi atij t’ia kalonte pushtetin “dikujt me të vërtetë të aftë dhe përgjegjës”.

Igor Girkin ishte më parë oficer i shërbimit rus të sigurisë FSB dhe komandant në luftë, i njohur gjithashtu si Igor Strelkov, i cili ndihmoi Rusinë të aneksonte Krimenë në vitin 2014.

Ai vazhdoi të organizonte milicitë pro-ruse që nxorën një pjesë të Ukrainës lindore jashtë kontrollit të Kievit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori