LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet përmbajtja e Projektligjit të pagave, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

Kritikohet përmbajtja e Projektligjit të pagave, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

Drafti i Projektligjit për Pagat e sektorit publik tashmë po pret komentet e të gjithë atyre që kanë kritika.

Lista e komenteve është e gjatë dhe persona të ndryshëm kanë dilema të ndryshme për përmbajtjen.


Njëri nga ta është edhe qytetari Ilirjan Mekani, i cili ka drejtuar kritika për rangimin e koeficientit për zyrtarët publikë.

Sipas tij, ky projektligj shkel dy parime.

“Paga aktuale e një zyrtari profesional 3 është diku 400 euro ose 410 në atë moment që hynë në fuqi ligji i ri, ai zyrtar e merr të njëjtën pagë por çështja është qe me hyrjen në fuqi të këtij ligjit rritet edhe tatimi në pagë e në atë moment që tatimohet, del që paga del diku vetëm 300 e diçka”, ka thënë Mekani.

Kritika të ashpra po hidhen edhe për kategorizimin e punonjësve të sektorit të drejtësisë.

Avokati, Asdren Bytyqi përmend disa nga gabimet që thotë se janë bërë gjatë hartimit të projektligjit.


Asdren Bytyqi, avokat

“Gjykata Kushtetuese mendoj që prapë do ta rrëzojë pjesërisht këtë dispozitë për arsye se ajo pas katër vjetëve do t’i ulë dukshëm pagat në sektorin e gjyqësisë dhe prokurorisë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ankesa ka edhe për sektorin e arsimit.

“Ka disa ngecje dhe pikëpyetje në këtë projektligj veçanërisht sa i përket rekrutimit të mësimdhënësve dhe udhëheqësve arsimor të cilat nevojitën të definohen”, ka thënë Rinor Qehaja, nga Instituti Ed Guard.


Rinor Qehaj, nga Instituti Ed Guard

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur që ky projektligj do të jetë i hapur për konsultime deri më gjashtë tetor. /Dukagjini/