Kritika për kasapin që krijoi salsiçe ngjyrë vjollcë, në përkujtim të këngëtarit Prince

Një përpunues mishi nga Devon i Anglisë, është kritikuar ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, sepse ka bërë salsiçe në përkujtim të një njeriu që ishte vegan.
Paul Kanyon ka krijuar një recetë të veçantë, që i jep ushqimeve nga mishi këtë nuancë, që ishte e preferuara e këngëtarit Prince, i cili vdiq një javë më parë.
Mirëpo 45-vjeçari është kritikuar ashpër, sepse bie ndesh me bindjet e muzikantit vegan - që nuk hante mish dhe produkte të kafshëve si qumështi apo vezët.
Organizata PETA i ka dërguar atij një letër, ku i kërkon të krijojë salsiçe që janë të bëra pa mish, nëse dëshiron të përkujtojë si duhet yllin e muzikës, transmeton Telegrafi.
“Prince ishte një njeri që nuk ulej të tavolinë ku kishte mish, e as që kalonte pranë ndonjë dyqani ku shiten kafshë të prera. Vënia e emrit të tij, për të shitur pjesë të kafshëve, është e tmerrshme”, është një nga komentet lidhur me rastin bizar.
Në anën tjetër, kasapi Kanyon, ka thënë se nuk e ka ditur që këngëtari tij i preferuar ishte vegan. /Telegrafi/























































