LAJMI I FUNDIT:

Kriteri ekonomik, kushti kryesor në agjendën integruese evropiane

Kriteri ekonomik, kushti kryesor në agjendën integruese evropiane

Kosova duhet t’i përmbushë kriteret ekonomike të kërkuara nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që të kualifikohet për tregun e përbashkët të BE-së, ka deklaruar Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova.

Këto komente, ajo i ka bërë pas pranimit të raportit vjetor të Qeverisë së Kosovës për reformat ekonomike për vitet 2018-2020.


Kriteret ekonomike evropiane, ka theksuar Apostolova, nënkuptojnë një ekonomi funksionale të tregut, që ka kapacitete t’i bëjë ballë konkurrencës brenda tregut të përbashkët të BE-së.

“Komisioni Evropian, për çdo vit, në Raportin për Kosovën, jep një pasqyrë të gatishmërisë dhe progresit në përmbushjen e kriterit ekonomik”, theksoi ajo.

“Programi i reformave ekonomike është shumë proces i rëndësishëm për BE-në. Është boshti i qeverisjes ekonomike, si një prej tre shtyllave të strategjisë së zgjerimit”, tha Apostolova.

Ajo e ka rikujtuar Qeverinë e Kosovës se zbatimi i kritereve ekonomike është kërkesë kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Programi për reforma në ekonomi përfshinë dialogun e strukturuar mbi qeverisjen ekonomike, si pjesë e bashkëpunimit institucional në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, tha se edhe këtë vit, ky program u përmbahet plotësisht instruksioneve dhe kritereve për analizë rigoroze të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

“Institucionet tona kanë punuar me përkushtim të lartë që mbi bazën e evidencës të identifikohen nevojat dhe veprimet për adresimin e pengesave strukturore të ekonomisë”, tha Hamza.

“Jemi plotësisht të vetëdijshëm se na pret një rrugë e gjatë e transformimit për të arritur konvergjencë me vendet anëtare të BE-së”, tha tutje Hamza.

Fokusi kryesor në këtë program, vijoi Hamza, është vendosur në përmirësimin e ambientit rregullator, adresimin e boshllëqeve në infrastrukturën publike, orientimin e shpenzimeve për sektorët parësorë, ku bëjnë pjesë sektori i rendit, ai i edukimit, ai i shëndetësisë dhe sektori privat.

“Ambienti makroekonomik, për dallim nga viti i paraprak, është më i favorshëm dhe ofron rast të mirë që mundësitë fiskale t’i drejtojmë nga reformat afatgjata. Rritja ekonomike pritet të tejkalojë 4.5 për qind, ndërsa stoku i borxhit po rritet me kujdes”, tha Hamza.

Programi për Reforma në Ekonomike është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 26 janar të këtij viti.

Komisioni Evropian publikon një herë në vit të gjeturat e Raportit Vendor që njihet si Raporti i Progresit, me anë të të cilit matë përparimin e vendeve pretendente për anëtarësim në Bashkimin Evropian drejt integrimeve evropiane dhe përcakton detyrimet për të përmbushur kriteret.

Kriteri ekonomik, është vetëm një nga kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian për anëtarësimin e vendeve në BE.

Në kuadër të kritereve ekonomike të BE-së, përfshihen: stabiliteti makro-financiar, ambienti mirëpritës biznesor, tregjet funksionale të fuqisë punëtore dhe financiare, nivelet kualitative cilësore në arsim, në infrastrukturë, inovacion dhe integrim ekonomik. /REL

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori