Kristen Stewart befason me pamjen e re dhe planet për të ardhmen me Dylan Meyer

Kristen Stewart ka habitur fansat me një ndryshim dramatik në pamjen e saj. Aktorja 35-vjeçare u shfaq në Los Angeles me një ngjyrë të re flokësh rozë-portokalli, duke lënë pas bionden që kishte mbajtur muajt e fundit.
E shoqëruar nga gruaja e saj Dylan Meyer, Stewart u pa duke shëtitur në Griffith Park, me një stil sportiv dhe të relaksuar.
Flokët i kishte të lidhur në një topuz të shkujdesur, me balluke të lëshuara që i kornizonin fytyrën, shkruan DailyMail.
Çifti, që u martua në prill në një ceremoni private në Los Feliz, duket më i lidhur se kurrë.
Stewart ka pranuar më herët se ëndërron të krijojë familje dhe se planet për një dasmë të madhe i kishte lënë pas dore për t’u përqendruar në projekte filmike.
Ndërkohë, pamja e re e Kristen Stewart është një tjetër dëshmi e guximit të saj stilistik dhe personalitetit të lirë, që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës. /Telegrafi/






















































