Krijohet çifti i parë në Big Brother Vip Albania? Plasin puthjet dhe ledhatimet mes dy banorëve në shtrat

Këngëtari i njohur Bardhi dhe Sara së fundmi janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin në Big Brother Vip Albania.
Mes tyre nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet, ku edhe mbrëmjen e djeshme para se të flinin artisti e ka mbuluar me puthje banoren teksa ndodheshin ne shtrat.
“Do prap, ik tani”– tha Sara e cila dukej mjaft e lumtur nga dashuria që po i dhuronte Bardhi.
Sara së fundmi u komentua shumë për shkak të një fotografie që kishte në Instagram, ku shfaqet duke i kapur dorën e një mashkulli në makinë.
Pas kësaj pati shumë komente se mos Sara Gjordeni kishte lënë një lidhje jashtë, për shkak të asaj fotografie.
Ndërsa Sara vazhdon të jetë e afërt me Bardhin brenda në shtëpi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/01/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































































