LAJMI I FUNDIT:

Kreu i SPAK-ut: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë

Kreu i SPAK-ut: Po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë
LSA

Kreu i Gjykatës së Posaçme SPAK, Altin Dumani ishte sot në Shkodër në një takim me studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i organizuar në kuadër të projektit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit.

Ai siguroi se SPAK ka kapacitetet për t’u përballur me grupimet e strukturuara kriminale.

“Kemi dhe prova. Ne po tentojmë të thyejmë mitin e pandëshkueshmërisë. Është e lodhshme e vështirë, por ne po e bëjmë pavarësisht emrit apo pushtetit që kanë pasur individët. Në SPAK kemi ndryshuar filozofinë e kërkimit të provës me metoda speciale”, u shpreh ai.


Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon ankimimin, Sali Berisha mbetet në arrest shtëpiak
Lexo po ashtu Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzon ankimimin, Sali Berisha mbetet në arrest shtëpiak

Duke ndalur tek lufta kundër korrupsionit, Dumani nënvizoi se “janë përdorur të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara për të investuar në teknologji”.

“Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duhet legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura duhet të kenë pavarësi. Ne kemi pavarësi totale e garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Por gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës. Mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, vijoi ai. /Telegrafi/