LAJMI I FUNDIT:

Kreu i shërbimit sekret gjerman akuzohet se favorizoi ekstremin e djathtë

Kreu i shërbimit sekret gjerman akuzohet se favorizoi ekstremin e djathtë

Duke e gjetur veten të çliruar nga heshtja e pritshme e agjentëve sekretë me një funksion publik kundër kancelares Angela Merkel, kreu i shërbimit të brendshëm sekret gjerman, Hans-Georg Maassen gjendet i mbërthyer nga polemikat dhe i akuzuar për favorizim të ekstremit të djathtë.

Të mërkurën në darkë, ai duhej të shpjegonte me dyer të mbyllura para dy komisioneve të Dhomës së Deputetëve për qëndrimet e tij në lidhje me protestat e fundit raciste. CDU-ja e Angela Merkel dhe Liberalët bënë thirrje sot në mbrëmje për të kthyer faqen ndaj këtyre polemikave duke i ridhënë besimin e tyre, ndërsa e majta vazhdon të ketë rezervat e saj.


Më 7 shtator, ndërsa Gjermania ishte e indinjuar nga aktet e dhunës të ekstremit të djathtë, në vazhdën e tubimeve në Chemnitz pas vrasjes së dyshuar të një gjermani nga dy emigrantë në fund të gushtit, Hans-Georg Maassen mohoi në media ekzistencën e ”dëbimeve kolektive’’ ndaj shtetasve të huaj, duke kundërshtuar në këtë mënyrë publikisht kancelaren Merkel.

Ky sulm shumë i pazakontë erdhi pasi liderja gjermane është në konflikt të hapur me eprorin e Maassen, ministrin e Brendshëm Horst Seehofer, i cili ka dalë kundër pranimit të emigrantëve që nga viti 2015.

Maassen, 55 vjeç është kritikuar më tepër pasi vuri në pikëpyetje vërtetësinë e një video ku shfaqen devijime raciste të protestuesve. Videoja rezultoi mëse e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori