LAJMI I FUNDIT:

Kreu i ARRSH inspekton kantierin rrugor në Gjirokastër-Lazarat

Kreu i ARRSH inspekton kantierin rrugor në Gjirokastër-Lazarat

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, shoqëruar nga deputeti, Bledi Çuçi, inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin. Investimi arrin në vlerën rreth 1 milion euro, kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore kombëtare dhe parashikon rehabilitimin e plotë të segmentit në 3.5 kilometra.

“Duke filluar nga rrethrrotullimi i ashtuquajtur i Lagjes Punërore deri në fundin e fshatit Lazarat ku bëhet dhe lidhja me pjesën e rrugës së re. Është një rehabilitim që i ka të gjithë elementët, paketën e shtresave, tumbinot, kanalet dhe veprën në të cilën ne ndodhemi, një tumbino e madhe e cila ka qenë shumë problematike në funksionimin e aksit. Është një investim gati 1 milion euro në këtë projekt dhe ne mendojmë se edhe sipas grafikut të punimeve, brenda Dhjetorit ta kemi të mbyllur këtë vepër dhe ky aks i rëndësishëm i korridorit veri-jug të jetë në standard”, u shpreh Qendro.


Më tej, ai vlerësoi edhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit dhe veçanërisht Policinë Rrugore për menaxhimin e trafikut gjatë ndërhyrjeve intensive në disa akse kombëtare në gjithë territorin.

“Dua të falenderoj Policinë Rrugore dhe gjithë Policinë e Shtetit që në akset kombëtare ku ne jemi duke ndërhyrë, jemi në një bashkëpunim dhe sintoni të plotë, me plan të detajuar i cili na vjen përshtat për menaxhimin e trafikut”, nënvizoi Qendro.

Deputeti Bledi Çuçi tha se vëmendja e qeverisë duhet të vazhdojë të jetë tek njerëzit dhe larg retorikave politike të ditës mes pozitës dhe opozitës.

“Kjo është një shprehje tjetër e qartë e asaj që themi shpesh që gjithë vëmendja duhet të jetë tek qytetarët, duke e lënë sa më larg retorikën politike boshe. Duhet të merremi pikërisht me problemet që shqetësojnë komunitetin dhe kjo ka qenë një nga pikat më problematike përsa i përket sidomos përmbytjeve”, theksoi Çuçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori