Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala janë takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.
Sipas njoftimit të SBASHK-ut, Jasharaj ka deklaruar se janë shumë çështje në arsim që duhen debatuar dhe prandaj ka kërkuar nga Gola që të organizohet një takim i anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim me përfaqësuesit e sindikatës për të debatuar dhe për të bërë bashkërisht përpjekje në shërbim të ngritjes së cilësisë.
Jasharaj thuhet se i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale, e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor dhe ka lutur Gola që të gjej kohë për t’u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut të cilët do të ofronin fakte e argumente për çështjen e ngritur.
“Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, deputeti Ardian Gola ka shprehur gatishmërinë për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim”, thuhet në komunikatën për media.
Më tej bëhet e ditur se nënkryetarja Shala ka informuar Golën për të gjitha angazhimet që janë bërë e do të bëhen në mënyrë që Konferenca e 20 dhe 21 shkurtit “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës” të jetë e organizuar mirë dhe të arrijë objektivat e parapara.
“Kryetari Gola ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për idenë e qëlluar të mbajtjes së këtij aktiviteti duke uruar që panelistët dhe pjesëmarrësit të japin kontribut të lartë me qëllim që të nxjerrën edhe rekomandime për të gjithë palët se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në shërbim të arsimit në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Vaktia e Ramazanit 2025

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk