LAJMI I FUNDIT:

Krerët e partive politike shqiptare urojnë fillimin e muajit të Ramazanit

Krerët e partive politike shqiptare urojnë fillimin e muajit të Ramazanit

Në vazhdim Telegrafi Maqedoni ua prezanton porositë e disa nga liderët partiak me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ju lutem më lejoni që në emër të  të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’i uroj  të gjithë besimtarët mysliman për fillimin e muajit të sakrificës dhe reflektimit, muajin e madhërishëm të Ramazanit.


Ky muaj i bekuar i Ramazanit është një shans për të reflektuar dhe për të vlerësuar gjërat që janë më të rëndësishme në jetën tonë, besimi, familja, miqtë dhe shoqëria, dhe na kujton vlerat e paqes, dashurisë, drejtësisë, sakrificës, solidaritetit dhe bamirësisë.

Uroj që ditët në vijim të festës së Ramazanit të na mbajnë edhe më afër këtyre vlerave si dhe të janë ditë gëzimi dhe lumturie familjare dhe ndër njerëzore. Ju uroj Ramazan të lehtë, lutje dhe agjërim të pranuar, porosit Ali Ahmeti, kryetari i BDI.

Edhe kryetari i PDSH, Menduh Thaçi ka uruar besimtarë me një postim në Facebook ”Të gjithë besimtarëve musliman, ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit! Agjërim të lehtë dhe Zoti ju shpërbleftë!”

”Me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, Lëvizja BESA gjen rastin që të gjithë besimtarëve myslimanë të Maqedonisë t’ua urojë ardhjen e tij, njëherazi duke u lutur që në këtë muaj të mbretërojë paqja dhe dashuria ndërmjet tyre.

Po ashtu BESA uron që ky të jetë muaj i agjërimit të pranuar, i kalitjes fizike e intelektuale, por edhe i ridefinimit shpirtëror të sistemit të vlerave aktualisht të nëpërkëmbura.” thonë nga Lëvizja Besa.

“Në emrin tim dhe të subjektit që unë përfaqësoj (LR-PDSH), gjithë besimtarëve myslimanë ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm .

Në këto ditë të nxehta të qershorit , Zoti iu faltë të gjithë agjërueseve freski trupore dhe shpirtërore , në familjet tuaja mbizotëroftë paqja dhe dashuria , mirësia dhe respekti , toleranca dhe humanizmi .

Uroj që të gjithë ne bashkë, në këtë muaj të bekuar të përcjellim porosinë e vërtetë të Ramazanit. Të jemi sa më shumë humanë dhe të ndajmë një pjesë nga të mirat tona materiale për ata që kanë nevojë për një solidarizim tonin dhe pikërisht ky muaj është mundësia më e mirë për ta dëshmuar atë”, ka porositur kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela.

”Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit me një zemër të mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim. Dhashtë Zoti që bekimet hyjnore t’ju mbrojnë, udhëzojnë juve dhe familjet e juaja, dhe dhashtë Zoti të keni një agjërim të lehtë. Gëzuar muajin e Ramazanit”, thuhet në porosinë e kryetarit të RDK Vesel Memedi.

“Të nderuar qytetarë të besimit Islam, partia Uniteti ua uron muajin e bekuar të Ramazanit, muajin e solidaritetit dhe paqes, muajin e sakrificës dhe humanitetit.

Vlerat e muajit të Ramazanit janë të mëdha e të panumërta. Agjërimi thërret në solidaritet mes njerëzve, prandaj, të solidarizohemi me të varfrit sepse para të madhërishmit të gjithë jemi të njëjtë, pa dallim feje, kombi, race, gjinie apo moshe. Këtë muaj të bekuar ta shoqërojmë me vepra dhe fjalë të mira, duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë. Ju urojmë nga zemra që ky muaj të kalojë në atmosferë të paqes, tolerancës dhe solidaritetit. Zoti i madhërishëm ua pranoftë agjërimin dhe të gjitha veprat e adhurimit ndaj Tij gjatë këtij muaji të shenjtë e të bekuar, thuhet në porosinë e Unitetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori