Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoni përkujtojnë viktimat e Srebrenicës
Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet “Facebook” kanë përkujtuar masakrën e Srebrenicës ku 8.372 civili mbetën të vdekur.
Më poshtë ndodhen edhe përkujtimet e tyre të plota.
Ali Ahmeti:
“Drithërimat e zërave të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë vazhdojnë të buçasin fuqishëm në ndërgjegjen e gjithsecilit nga ne, duke bërë që të kaluarën mos të guxojmë të harrojmë asnjëherë, por që përherë ta kujtojmë me qëllim që mos të lejojmë të na përsëritet.
Pothuajse çdo pëllëmbë e tokave tona rënkon nga krimet e tmerrshme të shkaktuara ndër vite.
Këto tragjedi që kombi ynë për fat të keq i ka përjetuar shumë shpesh, na detyrojnë që në maksimum të angazhohemi për paqe dhe për siguri pasi që në hasmëri të përjetshme nuk jetohet”.
Ziadin Sela:
“Drejtësia u është mohuar dy herë viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.
Së pari, sepse për shkak të ndihmës që kryesit e gjenocidit morën nga struktura të caktuara shtetërore për t’u fshehur dhe për t’i ikur gjykatës ndërkombëtare, vendosja e drejtësisë u vonua për më tepër se një çerek shekulli.
Dhe së dyti, relativizmi i rrezikshëm dhe mohimi i gjenocidit që mbeten fenomene tepër të zakonshme në rajonin tonë, fyejnë memorien e viktimave dhe ofendojnë familjet e tyre, gjë që krijon terren pjellor për revizionizëm dhe retorikë politike të urrejtjes për dekada në vijim.
Është koha që të gjitha vendet evropiane të sjellin ligje për kriminalizim e mohimit të gjenocidit dhe të dakordohen për krijimin e një Dite Ndërkombëtare të Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës, për të mbrojtur të vërtetën historike, për të bërë drejtësinë për viktimat dhe për të parandaluar gjenocidet njëherë e përgjithmonë”.
Afrim Gashi:
“11 korriku i Srebrenicës është ilustrimi më i saktë se krimi dhe kriminelët nuk vjetrohen. Vrasja e 8372 meshkujve, qofshin ata burra pleq ose foshnja disamuajshe, përbën shembullin e gjenocidit më të madh më fund të shekullit XX, të ndodhur në Europë, që – për fat të keq – nuk do të jetë gjenocidi i fundit. Pas Srebrenicës vijoi Kosova.
Dhe, derisa gjithë bota e ka gjykuar dhe gjykon me të drejtë Holokaustin e shkaktuar nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore, autorët e gjenocidit të Srebrenicës vazhdojnë të enden në liri, ndërsa mbështetësit e tyre vazhdojnë të qeverisin në Serbi dhe në krijesën serbe në Bosnjë – Republika Srpska.
E derisa kriminelët dhe mbështetësit e tyre nuk dënohet deri në një, le që nuk ka paqe të qëndrueshme, por ashtu vetëm ushqehet dhe stimulohet krimi”.
Bilall Kasami:
“Nuk do ta harrojmë asnjëherë masakrën e Srebrenicës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për viktimat”.
Krahas kryetarëve të partive politike shqiptare, viktimat e Srebrencës i kanë përkujtuar edhe kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti, Stevo Pendarovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën