Një debat i madh është nxitur ditëve të fundit rreth Kodit Civil i Kosovës, sidomos tek pjesa e lejimit të martesës mes gjinive të njëjta.
Aktin e martesës mes gjinive të njëjta e lejon Kushtetuta, por jo edhe Kodi Civil i Kosovës dhe Ligji për familjen.
Kodi Civil i Republikës së Kosovës, Neni 1138 kapitulli për martesën thotë:
“Martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua. Martesa është bashkësi jetësore e vazhdueshme e burrit dhe gruas, ligjërisht e rregulluar. Martesa lidhet me dhënien e pëlqimit të burrit dhe gruas dhe nënshkrimin e tyre para zyrtarit (ofiqarit) të gjendjes civile”.
Bashkësia Islame e Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, së bashku kanë dalë me një qëndrim rreth Kodit civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.
Këto bashkësi fetare pas konsultimeve mes vete, kanë kundërshtuar kodin civil që pritet të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës.
Deklarata e plotë:
Bashkësia Islame e Kosovës, Dioqeza Prizren-Prishtinë (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës shprehim shqetësimin tonë lidhur me projektligjin pёr ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qё tё dobësohet përkufizimi dhe funksionimi i martesës në Kosovë, prandaj:
1. Bashkësitë tona fetare mbesin tё bashkuara pёr sa i takon mbrojtjes dhe promovimit tё përditshëm tё vlerave tё familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetёs, mbrojtjes sё vlerave tradicionale tё bashkёshortёsisё, mbrojtjen e sё drejtёs sё jetёs sё fetusit prej ngjizjes e derisa ai lind, tё drejtёn e natyrshme gjinore si paracaktim pёr secilin qytetar.
2. Ta prekёsh ripёrkufizimin e martesёs dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, mendojmë se po cenohet drejtpërdrejt Fjala e vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjtё pёr gjithё familjen njerëzore e cila ka nisur prej njё burri e njё gruaje me bekimin dhe urdhёrin e shumëzimit tё përjetshëm.
3. Tё lёsh hapёsirё ripёrkufizimi nё çfarёdo niveli e forme pёr martesёn, nё fakt, dikush po prek nё njёrin nga fundamentet e pёrgjithshme tё shoqёrisё sonё, e cila ka pёr trashёgimi gjatё mijёra vjetёve vlerёn tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal tё shoqёrisё pavarёsisht bindjeve tё ndryshme.
4. Bashkёsitё fetare tё Kosovës mbesin tё bashkuara dhe me njё zё tё vetёm para ligjvёnёsve tё Kuvendit tё Kosovёs, para qeverisё dhe institucioneve tё tjera, qё tё heqin dorё prej çdo ndryshimi, prej çdo ripёrkufizimi, prej çdo riinterpretimi tё neneve pёr familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve nё vendin tonë.
5. Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njёjtё nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnё fёmijё.
6. Shoqёria kosovare ka rrёnjё tё thella tё vlerave dhe tё pёrcaktimeve konservatore, dhe si bashkёsi fetare deklarojmё, se ndjehemi tё lumtur me kёtё realitet, dhe angazhimi ynё ёshtё qё t’ua pasojmё brezave kёtё visar mbi familjen e martesёn.
Ne mbesim me lutjet tona duke kёrkuar urtёsinё dhe dobinё e tё gjithёve nё Kosovё dhe jo vetёm selektimin dhe fragmentimin e dobive dhe lirive pёr individё a grupe qё shohin vetёm vetёt e tyre e jo interesin e pёrgjithshёm, sikur që lutemi edhe japim përpjekje maksimale që ta ruajmё vendin tonё nga çdo mosdurim!
Falënderojmë Zotin dhe prej Tij presim qё tё na ruajё e të na udhëzoj tё gjithёve!
Ndryshe Projektkodi pritet të dalë të enjten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ky Projektkod përfshin një nen i cili i hap rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çka përmban dokumenti i Radojçiqit,i cili u gjet gjatë aksionit në veri?

Reagimi i Listës Serbe me pretendime të çuditshme për sulmin në veri të Kosovës

Gjendet i vdekur edhe një sulmues tjetër në veri

Sveçla konfirmon se njëra nga veturat e konfiskuara është e Radoiçiqit

Varroset me ceremoni shtetërore polici Afrim Bunjaku

Personat e tjerë dyshohet se u larguan në këmbë nga hapësirat e manastirit – drejtori i policisë jep detaje për aksionin e djeshëm te Manastiri i Banjskës

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur