LAJMI I FUNDIT:

“Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar” – Mërgim Vojvoda vjen me një deklaratë tjetër në rrjetet sociale

“Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar” – Mërgim Vojvoda vjen me një deklaratë tjetër në rrjetet sociale

Mërgim Vojvoda është shfaqur shumë emocional pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës të zhvilluar në Bukuresht.

Dardanët kanë pësuar humbje me rezultat 2-0 në udhëtim te Rumania duke zbehur gjasat për kualifikim.

Mërgim Vojvoda ishte shumë emocional në intervistën pas ndeshjes duke thënë se nuk është dashur të dilnin në fushë dhe se nëse do të ishte gjallë Adem Jashari do të ishte ndryshe për rumunët.


Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023
Lexo po ashtu Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023

Më vonë mbrojtësi kosovar i Torinos është qetësuar dhe ka postuar një shkrim në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke kërkuar nga FIFA që të lejoj respektin të dominoj në ndeshje.

“Turp për Rumaninë dhe mënyrën e juaj se si mendoni. FIFA bëni punën tuaj dhe lerën respektin të dominojë lojën”.

Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani - Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste
Lexo po ashtu Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani - Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste

Tutje mbrojtësi drenicasi ka shkruar se krenaria më e madhe e tij dhe bashkëlojtarëve të tij është se janë shqiptar.

“Krenaria jonë me e madhe është se jemi shqiptar”, ka shkruar Mërgim Vojvoda në ‘InstaStory’. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori