LAJMI I FUNDIT:

Kremlini u jep qasje të plotë shërbimeve sekrete ruse në të dhënat e përdoruesve të telefonisë

Kremlini u jep qasje të plotë shërbimeve sekrete ruse në të dhënat e përdoruesve të telefonisë

Ministria ruse për Zhvillim Dixhital ka përgatitur ndryshime në Ligjin e Komunikimit, i cili do të lejojë Ministrinë e Brendshme, Shërbimin e Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe Shërbimin e Gardës ruse (FSO) të marrin të dhëna për vendndodhjen e pajisjeve mobile të përdoruesve nga operatorët e telekomit pa vendim gjykate.

Teksti i dokumentit ishte botuar nga kanali OrderCom në Telegram dhe më vonë u konfirmua nga agjencia e lajmeve Kommersant.


Ministria deklaroi se informacioni i draftuar nuk ka të bëjë me privatësinë e komunikimit. Sipas kësaj ministrie, informacioni duhet të vihet në dispozicion të autoriteteve që kryejnë veprimtari operacionale dhe hetimore.

“Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në sigurimin e shërbimeve të komunikimit, duke u dhënë atyre një transparencë më të madhe në zbatim”, thuhet në shënimin shpjegues të Projektligjit.

Përveç vendndodhjes së përdoruesve, forcat e sigurisë do të kenë qasje në të dhënat për vëllimin e shërbimeve dhe koston e tyre.

“Këto agjenci mund ta marrin një informacion të tillë pa një urdhër gjykate, por zyrtarisht çështja ishte në zonën gri. Ndryshimet do të legjitimojnë praktikën ekzistuese. Si rezultat, hendeku rregullator do të hiqet”, tha Dmitry Lipin, anëtar i Komisionit për Ekonominë Dixhitale të Shoqatës së Avokatëve në Rusi.

“Nëse ndryshimet e propozuara miratohen, koncepti i privatësisë së komunikimit në Rusi do të zhduket krejtësisht”, tha Mikhail Klimarev, drejtor ekzekutiv i Shoqërisë për Mbrojtje në Internet.

Duke pasur informacion në lidhje me vendndodhjen e përdoruesëve, forcat e sigurisë do të jenë në gjendje të monitorojnë lehtësisht lëvizjet e një personi të caktuar.

“Ju mund të krahasoni informacionin në lidhje me vendndodhjen e pajisjeve mobile me të dhëna nga kamerat CCTV. Gjykatat në rajone ndonjëherë nuk e pranuan këtë informacion, duke dyshuar nëse informacioni i tillë bie ndesh apo jo me veprimet e privatësisë së komunikimit. Nëse drafti miratohet, gjykatësit nuk do të kenë më dyshime”, shpjegon Eldar Murtazin, analist në Mobile Research Group. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori