LAJMI I FUNDIT:

Kremlini: SHBA-të nuk kanë informata objektive për sulmin në Siri

Kremlini: SHBA-të nuk kanë informata objektive për sulmin në Siri

Amerikanët nuk kanë informacione objektive për krimin monstruoz, në të cilin të martën kanë humbur jetën 86 persona në Siri, në sulmin për të cilin Perëndimi pohon se është kryer nga autoritetet siriane, tha të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov.
“Menjëherë pas tragjedisë, askush nuk ka pasur qasje në zonën Han Sheikun, qytezën në provincën e kryengritësve, Idlib, ku është kryer sulmi për të cilin dyshohet se është kryer me armë kimike”, ka thënë Peskov.

Zëdhënësi i Kremlinit ka shtuar se sipas kësaj, informacionet e palës amerikane nuk kanë mundur të bazohen në materialin e fakteve ose dëshmive objektive.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, i cili dje mbajti mbledhje urgjente për sulmin në Siri, ka shtyrë miratimin e rezolutës për sulmin, pasi që Rusia nuk u pajtua me tekstin.


Burime diplomatike në Kombet e Bashkuara njoftuan se gjatë ditës së sotme pritet miratimi i rezolutës, të cilën e kanë propozuar SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, transmeton KosovaPress.

Rusia ka theksuar se teksti është i papranueshëm, pasi që “paraprakisht përcaktohet fajtori”.

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori