LAJMI I FUNDIT:

Kremlini refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me “zhdukjen e gjeneralit Surovikin”

Kremlini refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me “zhdukjen e gjeneralit Surovikin”

Kremlini refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me gjeneralin rus Sergey Surovikin, statusi dhe vendndodhja e të cilit janë të panjohura që nga rebelimi i Grupit Wagner.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i pyetur nga gazetarët nëse Kremlini mund të sqaronte situatën me Surovikin, zëdhënësi Dmitry Peskov tha: “Jo, për fat të keq jo”.


“Kështu që ju rekomandoj që të kontaktoni ministrinë e mbrojtjes; kjo është prerogativa e saj”.

Ndërsa kur një gazetar pyeti nëse Putini vazhdon t’i besojë Surovikinit, Peskov tha: “Ai është komandanti suprem i përgjithshëm dhe punon me ministrin e mbrojtjes dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm”.

Njëri është bartësi i ‘çantës bërthamore’ të Rusisë: Kush janë gjeneralët që janë zhdukur nga publiku pas kryengritjes së Wagner?
Lexo po ashtu Njëri është bartësi i ‘çantës bërthamore’ të Rusisë: Kush janë gjeneralët që janë zhdukur nga publiku pas kryengritjes së Wagner?

I quajtur “Gjeneral Armagedon” nga shtypi rus për taktikat e tij agresive në konfliktin sirian, Surovikin ka munguar nga shfaqja që nga e shtuna, kur ai u shfaq në një video që i bënte thirrje liderit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Ndërkohë është raportuar se edhe Valery Gerasimov, gjenerali i lartë rus, nuk është shfaqur në publik ose në televizionin shtetëror që nga rebelimi të shtunën, kur shefi i mercenarëve Yevgeny Prigozhin kërkoi dorëzimin e Gerasimov.

Ai nuk është përmendur as në një deklaratë për shtyp të ministrisë së mbrojtjes që nga 9 qershori.

Gerasimov, 67 vjeç, është komandanti i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe mbajtësi i njërës prej tre “çantave bërthamore” të Rusisë, sipas disa analistëve ushtarakë perëndimorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori