LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Vetëvendosje ra 4 për qind në sondazhe (Video)

Krasniqi: Vetëvendosje ra 4 për qind në sondazhe (Video)

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi ka thënë se PSD është e vetmja parti që ka ngritje në sondazhe.

Krasniqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë dy trende në raport me popullaritetin e partive politike.


“Njëri trend është që një subjekt [Vetëvendosje] që nga pozicioni ku ka mbledhur dhjetëra mijëra njerëz, përfundon në një pozicion ku nuk mund t’i mbledh as njëmijë njerëz. Pra i njëjtë subjekt nga një pozicion ku i ka pasur rreth 20% përfundon në rreth 16-17%”

“Kemi trendit tjetër ku një subjekt që ka lindur para një viti e që është akuzuar si i vogël, sot po mbush sallat. Dhe i njëjti subjekt është i vetmi që ka rritje nëpër sondazhe”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se këto trendë flasin shumë në lidhje me atë se cilin version të Vetëvendosjes po e përkrahin qytetarët.

“Vetëvendosja e vërtet është PSD-ja. Absolutisht po. Është për keqardhje ku ka përfunduar sot VV-ja, dhe është shpresëdhënëse fakti që në Kosovë ekziston një subjekt si PSD-ja që po i hapen horizontet në raport me qytetarët”.

Krasniqi ka thënë se figurat që tani janë në PSD, nuk mund të zëvendësohen nga Vetëvendosje nga persona si Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla, Rexhep Selimi e të tjerë.

“Nëse kjo është krasitje nga Vetëvendosje, që të zëvendësohen të larguarit në PSD me këta persona atëherë kemi të bëjmë me një kopshtar të keq. Ndryshe kjo krasitje duhej të rezultonte me shtimin e radhëve në protesta”, tha ndër të tjera Frashër Krasniqi./Telegrafi/