LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin për aksidentin në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin për aksidentin në Kroaci

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas aksidentit tragjik në Kroaci.

Krasniqi ka shkruar se me trishtim ka pranuar lajmin për këtë ngjarje të rëndë.


Ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që sot humbën më të dashurit e tyre, kurse të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkëatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t’iu gjendur pranë të aksidentuarve”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/