LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Taksa të pezullohet, kurse marrëveshja me Serbinë të kushtëzohet

Krasniqi: Taksa të pezullohet, kurse marrëveshja me Serbinë të kushtëzohet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, vlerëson se presioni nga Washingtoni dhe Brukseli për heqjen e taksës ndaj Serbisë është në adresë të gabuar dhe se ky presion duhet të orientohet nga Beogradi.

Por, ai ka thënë se duhet të shqyrtohet pezullimi i taksës për një kohë, pasi kjo po kërkohet nga aleatët ndërkombëtar.

“Meqë  çlirimin e vendit dhe pavarësinë e kemi arritur në mënyrë të koordinuar me aleatët, atëherë politika e Kosovë duhet të unifikojë qëndrimet që taksa të pezullohet në një afat deri në 6 muaj dhe nëse brenda kësaj kohe nuk arrihet marrëveshja me Serbinë taksa të rikthehet”, ka thënë Krasniqi në TV 21.


Krasniqi deklaroi se çështja e taksës nuk po shikohet drejt as nga një pjesë e vendorëve e as nga një pjesë e ndërkombëtarëve, as nga Bashkimi Evropian, e as nga çarqet drejtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij kjo ka ardhur për faktin se taksa nuk është e tëra ekonomike, mirëpo edhe politike, kundërpërgjigje ndaj agresionit të vazhduar serb ndaj pavarësisë së Kosovës, dhe ndaj marrëveshjeve që i kanë miratuar gjatë këtyre viteve në Bruksel. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori