LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: S’kemi vija të kuqe me PDK-në (Video)

Krasniqi: S’kemi vija të kuqe me PDK-në (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “Nisma për Kosovën”, Jakup Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Zëri”, ka thënë se partia e tij nuk ka vendosur vija të kuqe për koalicion qeverisës me asnjërën parti politike, duke përfshirë edhe Partinë Demokratike të Kosovës, subjektin nga e cila u shkëput dikur.

Sipas tij, qeverisja me qytetarët do të ishte më e rëndësishme, por nëse zgjedhjet mbahen shpejt, atëherë “vija të kuqe nuk ka”.


Krasniqi po ashtu ka folur edhe për largimet e fundit të disa nëndegëve të “Nismës”, të cilat, sipas tij, kanë qenë jodemokratike.

Ish-kryeparlamentari kosovar thotë se anëtarët të cilët janë larguar i kanë shërbyer më shumë partive të tjera sesa partisë amë.

Sipas tij, këto largime mund të quhen edhe kontrabandime dhe manipulime me njerëz.

Por, siç thotë Krasniqi, partia e tij nuk ka dashur të merret me “Vetëvendosjen”, partitë tjetër opozitare, edhe pse të ikurit e “Nismës” i janë bashkuar LVV-së.

“Strukturat e “Nismës” kanë diskutuar bukur gjatë dhe është marrë një vendim që në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen, këto dy parti të shkojnë në një listë të përbashkët. Është një bashkim jo i plotë i opozitës së bashkuar, ku ne dëshirojmë që opozita e deritanishme me të gjitha kundërshtimet e saja të marrë si mostër në këtë bashkim dhe betim. Ku do të kishim dëshiruar t’i bashkohen edhe intelektualë të ndryshëm, njerëz që janë të pakënaqur me mënyrën se si është qeverisur deri më tani Kosova, por që varet edhe nga vullneti i subjekteve të tjera politike që janë në Kuvend dhe ato të cilat nuk janë në Kuvend. Ne konsiderojmë se ky koalicion do të mbetet i hapur edhe për subjektet e tjera, porse do të jetë një nga koalicionet ose subjektet zgjedhore dhe mjaft serioz, dhe besojmë se do të jetë koalicioni që lehtë do të jetë edhe si koalicioni fitues”.

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Motivet e vrasjes së Liridonës, këshilltarja e Albulena Haxhiut përplaset me ish-hetuesin

Lajme
Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Lajme
Rama publikon pamje nga bulevardit “Xhorxh Bush”: Magjia e festave erdhi

Rama publikon pamje nga bulevardit “Xhorxh Bush”: Magjia e festave erdhi

Komunat
Kalo në kategori