Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas ndërprerjes së seancës deklaroi se kjo situatë “është e paprecedent”.

Ai tha se PDK-ja nuk e voton Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.


"I ftoj qe ta ndërrojnë kandidaten sepse nuk kalon. I kanë edhe 47 të tjerë", u shpreh ai.

"Kjo vërtetë është një situatë e paprecedent dhe një situatë qe nuk i ka hije një institucioni si Kuvendi".

"Koalicioni e ka te drejtën për ta propozuar kryetarin e kuvendit por jo për ta imponuar. Sot përsëri po e shohin qe këta po e vazhdojnë bllokomini e krijimit e institucioneve të vendit", u shpreh Krasniqi.