LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qumështarët do të subvencionohen me 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe

Krasniqi: Qumështarët do të subvencionohen me 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.

Krasniqi ka bërë me dije se kanë diskutuar për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.


Lexoni të plotë postimin e Krasniqi”

“Prita sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës.

Bashkë diskutuam për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë.

I njoftova për raportin që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nëpër depo.

Në bazë të të dhënave që janë paraqitur në raport do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25%  të vlerës së produkteve që kanë në stoqe”. /Telegrafi/