LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Kurti po e kupton që vendimet e së kaluarës kanë qenë në dobi të qytetarëve

Krasniqi: Qeveria Kurti po e kupton që vendimet e së kaluarës kanë qenë në dobi të qytetarëve
Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë vizitës që ka zhvilluar sot në Viti, para mediave ka folur lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për energjinë, mbledhjen e tetë të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe vizitën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Hagë.

Sa i përket marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë, sot në Bruksel, Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritjen e këtij procesi për 7 vjet, duke thënë se kryeministri Albin Kurti po e kupton që proceset politike të udhëhequra nga PDK-ja dhe të tjerët në të kaluarën, kanë qenë në dobi të qytetarëve të Kosovës.


“E shoh edhe si lajm i mirë edhe si lajm i keq. Lajm i mirë është se përfundimisht kryeministri i Kosovës bashkë me këtë qeveri po e kuptojnë që ato që i kemi bërë në të kaluarën është në dobi të qytetarëve të Kosovës. Dhe e shoh si lajm të keq se kundërshtimi i tyre dhe pasiguria e tyre politike e kanë zvarritur procesin 7 vjet”.

“Kjo është marrëveshje që e kemi diskutuar prej vitit 2015 kur e kemi nënshkruar dhe kur është miratuar dhe konsideroj që zbatimi i saj do të mundësojë integrimin e plotë të sistemit energjetik duke përfshirë edhe faturimin e drejtë. Shpresoj që detajet t’i japë qeveria dhe jo ne”, është shprehur i pari i PDK-së.

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë - bën thirrje për angazhim në dialog
Lexo po ashtu Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë - bën thirrje për angazhim në dialog

Krasniqi duke e konsideruar të padrejtë faktin që Kosova po vazhdon të lobojë për liberalizimin e vizave në Bruksel, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të angazhohet më shumë për finalizimin e këtij procesi.

“Çështja e vizave është nga çështjet që unë mendoj se secili zyrtar i BE duhet të jetë i turpëruar në raport me Kosovën. Kjo është një temë që zhagitemi në korridoret e Brukselit më shumë se një dekadë. Dhe gjithmonë ekziston një arsyetim për ta penguar të drejtën e qytetarëve për të udhëtuar lirshëm në Zonën e Shengenit”.

“Ka trajtim të pabarabartë në raport me Kosovën dhe është konsistent në asnjë agjendë nuk ka qenë e paraparë një gjë e tillë. Dhe konsideroj që është e padrejtë të ngritën shpresat dhe të mos merren vendimet. Besoj se i takon qeverisë të jetë më e angazhuar në këtë agjendë”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka komentuar edhe mbledhjen e mbajtur dje mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke thënë se raportet politike mes dy shteteve kurrë nuk kanë qenë më të ftohta.

“Ne kemi bashkëpunim me Shqipërinë dhe mendoj se mbledhjet e qeverive janë momentume të rëndësishme për të finalizuar bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili fatkeqësisht në kuptimin e raporteve politike kurrë nuk ka qenë më i zbehtë, andaj pres nënshkrimin e marrëveshjeve përkundër faktit që janë marrëveshje të ricikluara.”

Ndërsa, sa i përket shqetësimeve të shprehura nga kryeparlamentari Glauk Konjufca për shkelje të procedurave nga Gjykata Speciale ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Krasniqi ka thënë se janë evidente.

“Kuvendi i Kosovës e ka themeluar Gjykatën Speciale e cila është votuar për diçka tjetër dhe tash po na del për diçka më ndryshe, sepse burimi i asaj ka qenë raporti i Dick Martyt, e sot ky raport nuk është në asnjë pikë të aktakuzës. Shqetësimet për të drejtat e njeriut janë evidente dhe unë besoj që duhet të adresohen edhe nga Ministrja e Drejtësisë edhe nga Kuvendi i Kosovës”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori