LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: PSD po përgatitet të shkojë e vetme në zgjedhje, të sigurt i ka 12 deputetë

Krasniqi: PSD po përgatitet të shkojë e vetme në zgjedhje, të sigurt i ka 12 deputetë

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi, ka thënë se kjo parti nuk është për qeveri teknike por dëshiron zgjedhje të reja pas situatës së krijuar.

Krasniqi në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit zgjidhja më e mirë do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare.

“Kosova ka nevojë për një ndryshim të situatës. Ka pasur nevojë edhe më herët për zgjedhje të reja. Jemi kundër çfarëdo lloj shtyrjeje të këtij procesi, por të shohim çka do të ndodh gjatë kësaj jave me disa zhvillime brenda partive të caktuara, por edhe atë që e ka paralajmëruar Presidenti”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Duke folur për koalicionet e mundshme parazgjedhore, Krasniqi ka thënë se ka një mobilizim të madh të strukturave të PSD-së dhe janë anëtarësuar një numër i madh i vullnetarëve që do të punojnë për PSD-në.

“Ne jemi të sigurt që edhe vet nëse shkojmë në zgjedhje, së paku ruajmë 12 deputetët që kemi”.

Krasniqi ka thënë se PSD do të bënte koalicion në bazë të afërsive programore, por në të kundërtën do të shkojë e vetme në zgjedhje dhe ai shton se për momentin është duke u përgatitur skenari i dytë-shkuarja e vetme ne zgjedhje.

Deputeti i PSD-së thotë se në parim PSD ka program të ndryshëm nga të gjitha partitë politike, por megjithatë ai thotë se dera e koalicionit është e hapur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori