Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke folur lidhur me procesin e nismës së qytetarëve në komunat veriore për largimin e kryetarëve, ka thënë se peticioni konsiderohet si mënyra e vetme demokratike për largimin e tyre para përfundimit të mandatit.
“Ne kemi thënë se largimi i kryetarëve mund të ndodhë përmes proceseve edhe metodave demokratike, peticionin e kemi konsideruar sikur metodë e vetme demokratike për largimin e kryetarëve para afatit të përfundimit të mandatit të tyre. Duke e pasur në konsideratë situatën politike, pjesëmarrjen e vogël të qytetarëve në zgjedhjet e veriut, edhe unë besoj që nëse tash ka sukses peticioni, organizohet votimi për largimin ose jo të kryetarit, nëse qytetarët e atyre komunave votojnë që 50 për qind plus një votues është për largimin e kryetarëve, atëherë sigurisht që do të ketë zgjedhje sipas ligjit për zgjedhje lokale”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi bërë të ditur se nënshkrimet e nevojshme për nisjen e procedurave janë 20% e qytetarëve të regjistruar në secilën komunë.
Ai ka përmendur numrat e qytetarëve të cilët kanë nënshkruar deri në atë moment në disa prej komunave.
“Sot të fundit që e pashë është mbi dikur rreth 1 mijë e 400 në Zveçan, është mbi 3 mijë në Mitrovicën e Veriut, është diku 2 mijë e diçka në komunën e Leposaviqit”, ka thënë ai.
Ministri Krasniqi ka shtuar se kur këta qytetarë marrin shifrën e nënshkrimeve të kërkuara, ato dërgohen për verifikim, dhe nëse konstatohet se janë të vlefshme, atëherë organizohet votimi për të vendosur nëse kryetari duhet të largohet apo jo.
“Në momentin kur këta qytetarë sigurojnë shifrën e nënshkrimeve të kërkuara sipas udhëzimit administrativ 20 për qind, i dërgojnë tek kryesuesi i Kuvendit dhe ai këto nënshkrime i dërgon për verifikim. Dhe pastaj nëse konstatohet që këto nënshkrime janë të qytetarëve validë e komunës me të drejtë vote, atëherë organizohet edhe votimi”, ka thënë Krasniqi, për RTV Dukagjini.
Po ashtu, ai ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për t’i zbatuar udhëzimet administrative dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, ndërsa gjithashtu ka pohuar edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme nëse peticioni ka sukses.
“Është e rëndësishme të vlerësohet pozitivisht gatishmëria e Qeverisë që udhëzimi administrativ, i cili bazohet në ligjin për vetëqeverisje lokale është tashmë funksional për shkak se gjashtë muaj pas miratimit të ligjit për vetëqeverisje lokale është dashur që të gjitha këto udhëzime administrative të jenë të qasshme dhe t’ua mundësojnë qytetarëve gëzimin e të drejtave të tyre sipas këtij ligji dhe Kushtetutës”, ka thënë ministri Krasniqi.
“Kjo është gatishmëri e jona, mirëpo proceset e tjera nuk janë në vullnetin tonë, por tash janë edhe procese demokratike, nëse 20 për qind e qytetarëve kërkon votim për largimin e kryetarit, atëherë nëse ka sukses, atëherë edhe do të kemi zgjedhje të parakohshme. Në rast se dështon ky votim edhe qytetarët në ato komuna që janë qytetarët me shumicë serbe votojnë të mos largohen kryetarët nga zyrat, atëherë peticioni mund të përsëritet pas 12 muajve, kështu e parasheh udhëzimi administrativ”, ka deklaruar tutje ai.
Ai gjithashtu ka theksuar mundësinë që grupi iniciues të kërkojë afat shtesë nëse nuk mund të mbledhin nënshkrimet brenda afatit të paracaktuar prej 30 ditëve.
“Nëse nuk mund t’i mbledhin nënshkrimet brenda 30 ditëve, grupi iniciues ka të drejtë të kërkojë nga kryesuesi afat shtesë që është plus 5 ditë”, ka deklaruar Krasniqi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë