LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Krasniqi përmend shtatë UDB-ashët shqiptarë: S’kishte kuptim më jeta nga torturat e tyre

Nimon Krasniqi, ish i burgosuri politik, përmend shtatë pjesëtarë shqiptarë të UDB-as jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Nimon Krasniqi, thotë se Mehmet Haski, Mehmet Loci, Xhelajdin Beqiri, Ismajl Nallbani, Qazim Mazrekaj, Dem Muja dhe Jakup Lonçari, janë UDB-ashët të cilët e kanë torturuar për më shumë se 6 muaj të tërë.

Krasniqi përmend këta persona si përgjegjës për torturat brutale ndaj tij dhe shumë të rinjve të tjerë shqiptarë.


“Këta janë ata famkëqinjtë që shpirtin ua kanë nxjerrë rinisë shqiptarë nëpër burgje. Shpirtin ua kanë nxjerrë. I kam përjetuar jo vetëm grushtin e tyre, por edhe nënçmimet njerëzore. Se edhe na akne pru deri të vetëvrasja. Gjithmonë e kemi shikuar dritaren, qysh me u gjuajt prej katit të tretë, me u largu prej duarve të tyre. Na kanë fyer shumë. Gjuhë denigruese, barbare… se sa torturat për ty nuk ish e rëndësishme më…”.

Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë
Lexo po ashtu Dhoma e torturave në Pejë: Krasniqi rrëfen për terrorin që përjetoi si gjimnazist nga UDB-ashët shqiptarë

“Kur vjen një natë Dem Muja, se këta zakonisht torturat i bënin natën. Siç na ka marrë mendja neve edhe për shkak të njerëzve që ishin rrugëve, u niheshin gjëmat tona në gjysmë të qytetit. Dhe vjen atë Dema, ke mund me pa edhe në fytyrë që ishte i pitë me alkool. Na futshin në ujë të ftohet një herë, ka qenë janar dhe na dërgojshin nalt. Atë natë me zhveshën lakuriq, ishte e tmerrshme, s’kishte kuptim më jeta. Vjen prej një fshati të edukuar, edhe me shku me u desh lakuriq ishte ajo maja e së keqes… 7 kanë qenë atë natë rend, Dema i printe me Jakupin, edhe i dëgjojsha që kam me ia nxjerr tamlin e nënës ja ka më tregu e çka ka lidhje me Etem Çekun… se ish problemi më bë lidhjen…”, ka thënë Krasniqi “Debat Plus”. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori