LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së refuzon takimin me Osmanin për të diskutuar për draft – statutin e Asociacionit

Kryetari i PDK-së refuzon takimin me Osmanin për të diskutuar për draft – statutin e Asociacionit

Një ditë më parë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar për takim subjektet opozitare me qëllim të diskutimit për zhvillimet e fundit në vend dhe për draft Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për dallim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i cili zhvilloi një takim të hënën me Osmanin, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi nuk do të shkoj në takim me të parën e shtetit.


Kështu kanë thënë zyrtarë të lartë të PDK-së për Telegrafin.

“Krasniqi nuk do të shkoj tek Osmani për takim”, kanë deklaruar nga PDK.

Osmani takon Abdixhikun, diskutojnë për draft-statutin për Asociacion
Lexo po ashtu Osmani takon Abdixhikun, diskutojnë për draft-statutin për Asociacion

Ndërkaq, gjatë takimit që u zhvillua të hënën me kreun e LDK-së, presidentja Osmani e ka njoftuar Abdixhikun për zhvillimet në fushën e sigurisë dhe të politikës së jashtme.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani falënderoi të gjitha subjektet opozitare, për mbështetjen ndaj institucioneve të sigurisë në përballje me agresionin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Më tej, presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit. Abdixhiku e ka njoftuar presidenten lidhur me shqetësimet e LDK-së sa i përket përmbajtjes së Draftstatutit dhe janë diskutuar mundësitë për trajtimin e këtyre shqetësimeve në mënyrë që mos të lejohen dykuptimësi që mund ta dëmtojnë funksionimin e brendshëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Telegrafi po ashtu është munduar të marrë një përgjigje edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mirëpo deri tash nuk ka ndonjë përgjigje nëse do të marrin pjesë në takim apo të njëjtën do ta refuzojnë.

Ndryshe, emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, i kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës një draft-statut të Asociacionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori