LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk duhen lejuar vonesa, kjo krijon hapësirë për kontestim të rezultateve (Video)

Krasniqi: Nuk duhen lejuar vonesa, kjo krijon hapësirë për kontestim të rezultateve (Video)

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, në një intervistë për Telegrafin me gazetar Muhamet Hajrullahu ka folur për procesin zgjedhor të raundit të dytë, si dhe numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së.

Ai tha se është shumë me rëndësi që procesi i numërimit të votave nga Qendra e Numërimit të Rezultateve (QNR), të jetë një proces transparent dhe të kryhet sa më shpejt, duke mos lënë hapësirë për dyshime të mundshme.

Kjo pasi që sipas tij, gara është shumë e ngushtë në disa komuna të Kosovës sikurse në Prishtinë, Prizren, Dragash, Rahohec, Istog e Kllokot.


“Është shumë me rëndësi që të jetë një proces transparent. Nuk duhet të lejojnë vonesa, duhet të kenë staf të përkushtuar. Edhe partitë politike duhet të zgjedhin njerëzit më të mirë që mos të kontestohet rezultati”.

I pyetur se a mund të kryhet procesi i numërimit deri në fund të javës ai tha: “Nuk besoj që mundet me ndodh deri të premten, duke e parë edhe ritmin e punës së KQZ-së nga zgjedhjet e kaluara”.

Ai gjithashtu tregoi se në disa komuna ku është një rezultat mjaft i ngushtë, votat me kusht, ato me postë dhe votat e personave me aftësi të kufizuara, mund të përmbysin rezultatin aktual. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori