LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Një 77-vjeçar ende në gjendje kritike, katër pacientë pritet të lirohen sot

Krasniqi: Një 77-vjeçar ende në gjendje kritike, katër pacientë pritet të lirohen sot

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është duke u trajtuar një 77-vjeçar, gjendja e të cilit është e rëndë.

Infektologu, Valbon Krasniqi ka folur për situatën në Klinikë dhe gjendjen e të moshuarit, i cili përveç që është i sëmurë nga COVID-19, është edhe në dializë.


“I kemi 12 pacientë të shtrirë në Klinikë, tre do t’i lirojmë sot, kështu që do të kemi 9 pacientë që janë në duke u trajtuar aty. Nga këta 9, i kemi katër pacientë që për herë të parë kanë rezultuar negativ, nëse edhe sot ata rezultojnë negativ, do të jemi në fund të ditës me 4 ose 5 pacientë në klinikë, nëse nuk vjen ndonjë i ri gjatë ditës. Megjithatë, ende vazhdojmë ta kemi në gjendje shumë të rëndë një të moshuar 77 vjeçar, që është në repartin intensiv të klinikës sonë dhe që përveç COVID-19, ai është edhe në dializë të rregullt kronike, me vite të tëra dhe gjendja e tij vazhdon të jetë jashtëzakonisht kritike”, tha infektologu Krasniqi.

Duke qenë se edhe shifrat po tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve, Krasniqi tha se edhe pranimet në Klinikën Infektive gjatë kësaj jave kanë qenë të pakta.

“Mund të them se gjatë këtyre ditëve kemi pasur rënie të pacientëve që shtrihen në klinikë, gjatë ditës së djeshme kemi pasur vetëm dy pranime, raste që kanë pasur simptoma, por pasi janë testua kanë rezultuar negativ dhe janë liru. Por gjatë javës kemi pasur 3 deri ne 5 pacientë që janë testuar, kanë rezultuar negativ dhe janë kthyer në shtëpi”, tha Krasniqi në RTK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori