LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Në PDK vendimet i merr Kadri Veseli jo Hashim Thaçi

Krasniqi: Në PDK vendimet i merr Kadri Veseli jo Hashim Thaçi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti partiak për të shkuar në zgjedhje ishte i dijshëm – qysh nga dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Krasniqi ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme dhe se vendimet rreth këtyre çështjeve në këtë subjekt i merr lideri i saj Kadri Veseli, dhe jo dikush tjetër.


”Është e qartë nga deklarimet e partive politike parlamentare dhe joparlamenteare, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe qëndrimi i PDK-së ka qenë i qartë. Prandaj Kadri Veseli ka ftuar në mbledhje të hënën për tu konsultuar me grupet parlamentare për hapat që duhet ndërmarrë për të caktuar një seancë për të shpërndarë këtë legjislacion”.

”[Kadri] Veseli menjëherë pas dorëheqjes së [Ramush] Haradianjt, ka deklaruar se zgjedhjet nuk kanë alternativë. Duhet të kthehemi tek qytetarët për të formuar një qeveri të re. Një qeveri e cila mbi supet e veta do të marrë përgjegjësi për të çuar proceset përpara, por edhe temat që s’kanë pasur mundësi të dërgohen nga kjo qeveri”.

Krasniqi për Klan Kosovën ka deklaruar se PDK vlerëson që është i domosdoshëm një vendim qytetar për qeverinë e ardhshme.

”Është e domosdoshme që të ketë një vendim qytetarë për qeverinë. Që nga momenti i parë, qëndrimi ynë ka qenë i qartë që duhet të shkojmë në zgjedhje dhe që kjo të ndodhë sa më herët”.

”Është e kuptueshme letra e presidentit Hashim Thaçi drejtuar [Kadri] Veselit, për të mos humbur kohë, Kadri Veseli i ktheu përgjigje, duke thënë se ”s’kemi mandatar sepse është për ne e rëndësishme të shkojmë në shpërndarje të Kuvendit të Kosovës”.

Memli Krasniqi më tej ka folur edhe për pretendimet se Hashim Thaçi edhe pas zgjedhjes President i Kosovës, ka ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, që dikur vet e drejtonte, njofton Klan Kosova.

”Këto janë spekulime dashakeqe që i bëjnë oponentët politik. Presidenti Thaçi që nga dita që është president nuk ka asnjë relacion ndikues me PDK-në. Qëndrimet e PDK-së janë qëndrime që merr lidershipi i PDK-së dhe vendime nga Kadri Veseli, e këto qëndrime për të shkuar në zgjedhje sa më parë janë dhënë qysh kur Kadri Veseli është kthyer nga Washingtoni. Ata që janë të habitur nga ky qëndrim janë të frikësuar nga zgjedhjet”, ka përfunduar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori