Krasniqi informon Berlinin për situatën në veri

Kryetari Krasniqi i njoftoi parlamentarët gjermanë me zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht me situatën në veri. Duke iu përgjigjur interesimit të tyre për këto zhvillime, pas plagosjes së disa ushtarëve të KFOR-it, përfshirë edhe ushtarë gjermanë, Krasniqi tha se institucionet e Kosovës nuk ndjehen mirë përderisa të mos sundojnë rendi e ligji edhe në atë pjesë të vendit.
Ai shprehu keqardhjen që në një pjesë të territorit të Kosovës sulmohen dhe plagosen paqeruajtësit, dhe shtoi se institucionet e Kosovës po bashkëpunojnë me KFOR-in, EULEX-in dhe me mekanizmat e tjerë relevantë ndërkombëtarë, në mënyrë që rendi e ligji të vendosen në çdo pjesë të territorit të Kosovës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































