LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e quan hap të duhur aplikimin e Kosovës në KiE: Si opozitë do ta mbështesim këtë proces

Krasniqi e quan hap të duhur aplikimin e Kosovës në KiE: Si opozitë do ta mbështesim këtë proces
Foto: Arkiv

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur hap të duhur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë”, ka deklaruar Krasniqi.


Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e përshëndesin këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesin në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.

Këshilli i Evropës konfirmon aplikimin e Kosovës për anëtarësim
Lexo po ashtu Këshilli i Evropës konfirmon aplikimin e Kosovës për anëtarësim

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”, u shpreh Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky proces i hap perspektivë të re institucioneve të Kosovës.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze

Kronika e Zezë
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Kalo në kategori