LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi e pyet Haradinajn: Si po i kërkon votat për President te fqinjët, kur nuk i ke as në shtëpinë tënde?

Krasniqi e pyet Haradinajn: Si po i kërkon votat për President te fqinjët, kur nuk i ke as në shtëpinë tënde?

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe votat ‘hua’ që ai ia ka kërkuar PDK-së, tha se  është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota te fqinjët kur nuk i ka në shtëpinë e tij.

“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me vota hua duhet t’i themi Haradinajt të na i kthej votat e vitit 2017 kur e bëmë kryeministër”, tha Krasniqi.


“Unë nuk e di përveç që e ka nominuar partia e tij që e mbështetë dikush tjetër për kandidat. Po kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është kandidat i koalicionit. Qysh del me lypë vota në fqinjë kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë. Unë i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit dhe asksuh nuk e ka mbështetë. Dhe qysh mundesh me kërku vota prej opozitës kir ende se ke asnjë votë të koalicionit”, tha Krasniqi, në Klan Kosova.

Krasniqi mes tjerash tregoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit dhe e cilësoi si joetike mënyrën se si Haradinaj e ka nominuar veten për president që nga momenti kur Prokuroria e Hagës ka publikuar njoftimin për aktakuza.

“Kjo fazë nuk është e lehtë aspak për ne. Për ne është me rëndësi që ka mobizilim brenda strukturës së PDK-së që kanë gjetur forcën për të fuqizuar PDK-në”.

“Mandati i Thaçit kishte me kaluar në mars dhe do duhej të zgjidhej atëherë presidenti”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori