LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Albin Kurti dëshmoi se është mashtrues dhe i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

Krasniqi: Albin Kurti dëshmoi se është mashtrues dhe i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me publikimin e komunikimit zyrtar që ka bërë Qeveria e Kosovës me NATO-n, ka dëshmuar se është mashtrues dhe i rrezikshëm.

Sipas Krasniqit, Kurti ka vënë në pikëpyetje raportin e Kosovës me NATO-n, kur siç thotë ai, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Deklarata e Pavarësisë i japin NATO-s autorizime të cilat janë ditur e dihen botërisht, për sa i përket sferës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Albin Kurti e di fare mirë se dokumentet e publikuara prej tij as nuk janë sekrete e as nuk përbëjnë kurrfarë risie. Debati për prezencën ose jo të FSK-së në veri, pa autorizimin e NATO-s, ka qenë publik edhe kur është miratuar legjislacioni për Ushtrinë e Kosovës në fund të vitit 2018. Përndryshe, nëse dokumentet paraqesin rrezik dhe janë kundër interesit të Kosovës, siç po ua atribuon Albin Kurti, le t’i shfuqizojë ato që sot, sepse e ka këtë mundësi”, shkruan Krasniqi.

Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit
Lexo po ashtu Kurti i shkruan letër Osmanit, e njofton për marrëveshjen sekrete në mes Thaçit dhe NATO-s që FSK të mos angazhohet në veri të vendit

Krasniqi thotë se tani temë me rëndësi është heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Nënkryetari i PDK-së thotë se kryeministri po rrezikon marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të.

Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë – NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë – Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s’do të heqë taksën e s’do të shkoj në Dialog pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s’janë harruar.

Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Sot, Albin Kurti, na dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ai sot, duke u munduar që prapë të manipuloj opinionin publik, publikoi komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës me NATO-n, me pretendimin se kjo paraqet shkelje të Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Kosovës.

Ku ka paturpësi më të madhe se sa ta vësh në pikëpyetje raportin e Kosovës me NATO-n, kur që nga çlirimi e deri sot, NATO e udhëhequr nga SHBA-të, ka qenë partneri më i rëndësishëm i Kosovës për sigurinë e shtetit tonë. Çfarëdo dakordimi me NATO-n, që konsiderohet agresor e pushtues nga Serbia, nuk mund të jetë cenim i kushtetutshmërisë së Kosovës. Aq më shumë, kur vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vet Deklarata e Pavarësisë i japin NATO-s autorizime të cilat janë ditur e dihen botërisht, për sa i përket sferës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Albin Kurti e di fare mirë se dokumentet e publikuara prej tij as nuk janë sekrete e as nuk përbëjnë kurrfarë risie. Debati për prezencën ose jo të FSK-së në veri, pa autorizimin e NATO-s, ka qenë publik edhe kur është miratuar legjislacioni për Ushtrinë e Kosovës në fund të vitit 2018. Përndryshe, nëse dokumentet paraqesin rrezik dhe janë kundër interesit të Kosovës, siç po ua atribuon Albin Kurti, le t’i shfuqizojë ato që sot, sepse e ka këtë mundësi.

E vërteta është se Albin Kurti sot bëri edhe një shoë publik, për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë shtetërore që atij i takon për të marrë vendime të rëndësishme, e besa edhe të rënda, për të ardhmen e Kosovës, e që priten prej tij gjatë këtyre ditëve.

Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë – NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë – Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s’do të heqë taksën e s’do të shkoj në Dialog pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s’janë harruar.

Albin Kurti duhet ta kuptojë se më nuk është analist e vrojtues i politikës, por Kryeministër me përgjegjësi shtetërore. Frazeologjia e bukur s’i kryen më punë. Edhe mashtrimet e ulta, si ky sot, më nuk i zgjasin shumë. Qytetarët presin veprime e jo thashetheme prej tij. Por, a ka guxim apo është frikacak, këtë do ta shohin së shpejti të gjithë. E shumë prej atyre që e njohin, e dijnë moti këtë!

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori