LAJMI I FUNDIT:

Kraja: Nuk kam kërkuar falje, do të vazhdoj të jem kryetar i AShAK-ut

Kraja: Nuk kam kërkuar falje, do të vazhdoj të jem kryetar i AShAK-ut

Akademik Mehmet Kraja ka bërë të ditur se nuk është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Kraja tha se në mbledhjen e së enjtes të Kuvendit të Akademisë, nuk ka kërkuar falje dhe as e ka kërkuar dikush prej tij një gjë të tillë.


Sipas tij, duke mos pasur bazë ligjore për të marrë në përgjegjësi kryetarin e Akademisë, u poropozua një kompromis, për të cilin thotë se është shprehur akademik Isa Mustafa.

“Z. Kraja pas shumë diskutimeve u arrit pajtimi të vazhdojë në pozitën e kryetarit të ASHAK”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Kraja u shpreh se përkushtimi do të jetë në bashkëpunimin më të ngushtë dhe në implementimin e programit të Akademisë.

“Ky është kompromisi. Deklaratat tjera janë spekulime pa asnjë peshë dhe vlerë”, shkroi Kraja në Facebook.

Kraja, në dhjetor të 2022-ës, kishte publikuar një analizë të përgjithshme të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (të hartuar dhe publikuar në janar 2022).

Ai ka bërë të ditur se ky dokument synon të tërheq vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe faktorit ndërkombëtar se politikat e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë njohur së fundi një trend riciklimi, janë bërë më agresive dhe destabilizuese për rajonin, duke krijuar një vazhdimësi të pakëputur të politikave që ndjek Serbia ndaj Kosovës që nga vitet tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Kraja iu përgjigjet kolegëve të Akademisë: Marr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit
Lexo po ashtu Kraja iu përgjigjet kolegëve të Akademisë: Marr përgjegjësi për çdo shkronjë të tekstit

Por, publikimi i këtij dokumenti ka ngjallur reagime të shumta.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, kishte thënë se qëndrimet e këtij teksti përputhen me interesat zyrtare shumëvjeçare të Beogradit që përpiqet të përçajë shqiptarët dhe të ndërtojë dallime esenciale mes shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Shqipërisë.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të anëtarëve të ASHAK-ut, distancimin nga teksti, heqjen e tij nga botimet zyrtare të këtij institucioni dhe kërkim falje formale për publikimin e një “materiali kaq ofendues e të dëmshëm”.

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, ka lëshuar një deklaratë përmes një së cilës është distancuar nga analiza e botuar ditë më parë.

Në deklaratë thuhet se Seksioni i Shkencave Shoqërore distancohet nga kjo analizë.

Tutje, thuhet se disa herë ata ia kanë tërhequr vërejtjen Krajës për sjelljen imponuese dhe arbitrare.

Më tej, thuhet se sjelljet e tij sjellin pasoja të rënda për vet Akademinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori