LAJMI I FUNDIT:

KQZ vendos të mos shtyhen zgjedhjet në Podujevë

KQZ vendos të mos shtyhen zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të vazhdoj me mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, pavarësisht vendimeve të marra nga Qeveria për kufizimet në qarkullim, dhe ndalimit të mbajtjes së mësimit në shkolla.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se kanë marrë rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës, për masat që duhet të merren ditën e 15 marsit, kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.


Ai tha se aktivitetet dhe tubimet janë të ndaluara.

“Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me institucionet përgjegjëse lidhur me masat që duhet të ndërmerren nga KQZ-ja si institucion që organizon zgjedhjet. Ne kemi kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës që të na këshillojnë nëse KQZ-ja duhet të ndërmarrë ndonjë masë urgjente mbrojtëse specifike shëndetësore në ditën e zgjedhjeve më 15 mars 2020. Gjatë ditës ne kemi pranuar disa rekomandime nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilat duhet të ndërmerren gjatë ditës së votimit në qendrat e votimit dhe në vendvotime. Pra, këto rekomandime/udhëzime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i përcjellë te menaxheret e qendrave të votimit, anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe te stafi tjetër që do të angazhohet në këto zgjedhje. FUSHATA Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon subjektet politike që të sillen konform masave, kufizimeve të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, sa i përket çështjes së tubimeve publike.”, tha Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori