LAJMI I FUNDIT:

KQZ vendos sloganin e zgjedhjeve, ” Votojmë për të ardhmen tonë”

KQZ vendos sloganin e zgjedhjeve, ” Votojmë për të ardhmen tonë”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar logon dhe sloganin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Slogani i këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë ” Votojmë për të ardhmen tonë”.

Nazlie Bala, anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se tri slogane tjera janë eliminuar.

“Kemi vendosur për sloganin “Votojmë për të ardhmen tonë”, tri sloganet tjera janë eliminuar”, tha Bala.

Në këtë mbledhje është përcaktuar edhe tingulli për zgjedhje.

Me kërkesë të Ilir Gashit është kërkuar edhe shqyrtimi dhe miratimi i mënyrës së dërgimit të pakove të fletëvotimeve nga jashtë.

“Ne duhet të dimë që pavarësisht se ata pse jetojnë në vende të ndryshme, të bëjnë dërgesa me postë në një pako më shumë persona, për shkak të kostos. Kam një kërkesë që deri në 25 bashkatdhetarë t’i dërgojnë në një pako”, tha Gashi përcjell Kosova Press.

Në lidhje me këtë kërkesë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka pati mospajtim.

“Çka nëse në këto pako votat janë pavlefshme, çka me të drejtën për me u anku. Mos po krijojmë praktika të cilat nuk mund të kontrollohen nga KQZ dhe mund të na kthehen për ankimime. Dyshoj se do të kemi kokë-dhimbje”, tha Daka.

Besnik Buzhala, nga divizioni i Shërbimit të Votuesve tha se mjafton që secila pako të jetë e personalizuar.

“Mjafton që pako të jetë e personalizuar, kopja e dokumentet identifikues valid, secila veç e veç e jo me një pako, por si pako e personalizuar është në rregull”, tha ai.

Megjithatë, Daka ka kërkuar që të mos nguten për këtë vendim, sepse sipas saj do të ketë shumë parregullsi./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori