LAJMI I FUNDIT:

KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së, Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

KQZ rrëzon kërkesën e PDIU-së, Idrizi mbetet jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila kërkon administrimin e votave në Tiranë.

PDIU kërkoi mandatin e Shpëtim Idrizit, i cili për pak vota nuk arriti të bëhej deputet, duke bërë që mandati t’i kalonte Partisë Socialiste.

Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së, Mesila Doda, tha se kësaj force politike i mungojnë rreth 50 mijë vota, çka do të thotë se PDIU ka një mandat në këtë zonë zgjedhore.


Doda theksoi në mbledhjen e KQZ-së se ky institucion duhet të administrojë çdo provë të materialeve zgjedhore.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Pavarësisht pretendimeve të PDIU-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rolin e një KZAZ-je të madhe për Tiranën, vendosi 7-0 të miratoje tabelën përfundimtare, ku rezulton se PDIU nuk e merr mandatin.

Pas rrëzimit të kërkesës së PDIU që të shtyhej me 48 orë shqyrtimi i rezultatit të Tiranës, ka reaguar edhe Mesila Doda.

Sipas saj, PDIU ka prova filmike që tregojnë sgtrembërim të vullnetit të zgjedhësve, duke tentuar rrëmbimin e mandatit të PDIU në tavolinë.

“PDIU i mungonin vetëm 36 vota për mbërritur në pragun prej 3% sipas të dhënave që kishte KQZ. Unë sot i solla 38 votat e vlefshme ndërkohë që kemi mbi 52 vota të vlefshme në 10% të materialeve të shikuara deri tani. Kërkësa jona për KQZ ishte shtyrja me 48 orë me qëllim që të bëhej kqyrja e të gjitha materialeve zgjedhore pasi materialet filmike janë pjesë e materialeve zgjedhore dhe do të duhet të ishin në dispozicion të KQZ pasi këtu bëhet fjalë për shtrembërimin e vullnetit të zgjedhësve.

Provat janë në tavolinë dhe materialet tregojnë se PDIU e ka kaluar këtë limit prej 12 470 vota që ka caktuar për qarkun e Tiranës”.

Në trend Lajme

Më shumë
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Kalo në kategori