Serialet latino-amerikane sot janë bërë përditshmëri e jona, ku kosovarëve ju ofrojnë së paku një orë në ditë largim nga brengat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen çdo ditë, andaj si popull “fatlum” që jemi ne nuk do të kemi nevojë për seriale jo vendore, sepse tani edhe ne kemi me çka të prezantohemi në mediumet ndërkombëtare.

KQZ-ja si produksion për prodhimin e serive, apo më konkretisht raundeve të zgjedhjeve, të jep ndjenjën se është duke krijuar episod të ndonjë seriali humoristik, apo thënë shkurt, ndonjë komedie shumë të famshme sepse as në serialet latine, por as edhe në filmat e Hollywoodit, nuk derdhen aq shumë miliona (euro) sa në raundet e zgjedhjeve tek ne.


Është bere shumë e zakontë te dëgjosh fjalën “o sa mirë me qen komisioner”, sepse duke i`u falënderuar KQZ-se sot komisionerët marrin pagë mujore, sepse çdo muaj ata janë pranë kutive te votimit, a s`e është kjo një meritë e KQZ-së?

Por mos te harrojmë se qytetaret e Kosovës janë të papunë, dhe nuk kanë çka te bëjnë tjetër pos te votojnë dhe për ketë mund të krenohemi, jemi shumë hapa para Evropës sepse jemi te vetmit qe votojmë nga tri herë siç ndodhi me Prizrenin, Lipjanin e tashti edhe me Gjilanin. Ne e dimë për këto tri komuna, por nuk e dimë se cila do të jetë komuna tjetër me radhë, pasi që duke parë hapat e KQZ-së dhe apetitin e saj nuk do të jetë risi nëse dilet me vendimin që të përsëriten zgjedhjet edhe në pjesët tjera te Kosovës.

Gjithashtu Kosova në krye me KQZ-në po kontribuon edhe në zbutjen e krizës globale ekonomike, pasi që falë këtij institucioni kosovar kompanitë ndërkombëtare të cilat merren me shtypjen e fletëvotimeve sot e kanë tregun e sigurt për plasmanin e prodhimit të tyre (fletëvotimit), andaj si një qytetar i Kosovës ``krenohem me KQZ-në`` sepse është institucioni më i specializuar për konvertimin e djersës së popullit në para të gatshme dhe në fund për hedhjen e tyre në kutitë e votimit.

Në fund nuk më mbetet asgjë tjetër vetëm të ju lus që ju që e lexoni ketë artikull të më bashkoheni në lutjet e mia drejtuar Zotit që ky serial mos të ketë episode shumë sepse vaj halli për ne!!!