LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Numërimi i votave ka përfunduar të dielën, balotazhi mbahet katër javë pas raundit të parë

KQZ: Numërimi i votave ka përfunduar të dielën, balotazhi mbahet katër javë pas raundit të parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve është përmbyllur të dielën në mbrëmje në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

Kështu ka thënë në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike për Kuvende Komunale janë shfaqur në aplikacionin e KQZ-së. Ka edhe raste kur nuk janë procesuar të dhënat nga disa vendvotime. Këto janë raste të rralla, por po përpiqemi që të bëhet sa më shpejt përditësimi i tyre. Aktualisht, pasi të dielën në mbrëmje janë përmbyllura të gjitha procedurat në vendvotime, përfshirë edhe numërimin e fletëvotimeve nga Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe atyre për Kuvende Komunale, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po bëhet
pranimi i materialit zgjedhor nga të gjitha vendvotimet”, ka thënë Elezi.


Elezi ka shtuar se ky proces është i rëndësisë së veçantë, pasi përmes tij do të dimë për gjendjen e çdo vendvotimi dhe natyrisht se mund të evidentohen edhe parregullsitë eventuale.

“Në fund të pranimit të materialit zgjedhor, do të kemi një raport të detajuar lidhur me gjetjet. Përveç pranimit të materialit zgjedhor, aktualisht po bëhet edhe futja e të dhënave në sistem nga këto vendvotime”, u shpreh Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, më tej ka shtuar se ligji për Zgjedhjet Lokale parasheh që nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% +1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, atëherë KQZ-ja është e detyruar të organizojë raundin e dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota.

“Po sipas ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar komune mbahet ditën e diele, katër javë pas raundit të parë. Prandaj, është e rëndësishme që KQZ-ja të përqëndrohet në përfundimin e procedurave lidhur me Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave në mënyrë që të shpallim dhe certifikojmë rezultatet përfundimtare, për ta ditur saktë se cilat janë komunat në të cilat duhet të mbahet raundi i dytë dhe që sipas ligjit kjo duhet të bëhet katër javë pas raundit të parë”, tha Elezi.

Elezi shtoi se deri te shpallja dhe pastaj certifikimi i rezultateve përfundimtare vijmë pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

“Ne nuk mund të japim një datë të saktë se sa ditë i duhen KQZ-së, fillimisht, për të shpallur rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave dhe pastaj, për certifikimin e tyre. KQZ-ja do të punojë maksimalisht që ne të arrijmë afatet ligjore, në mënyrë që të përgatitemi për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, që sipas ligjit duhet të mbahet katër javë pas raundit të dytë.”, tha ai.

Elezi shtoi se në të kaluarën, në zgjedhjet e vitit 2017, KQZ-së i janë nevojitur 9 ditë për të shpallur rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe 3 ditë të tjera për të certifikuar rezultatin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Rohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj

Politikë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë

Lajme
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë

Lajme
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia

Lajme
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet

Lajme
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale

Sociale
Kalo në kategori