LAJMI I FUNDIT:

KQZ fillon trajnimin e më se 15 mijë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike

KQZ fillon trajnimin e më se 15 mijë anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit në Kosovë dhe në përfaqësi diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar fazën e radhës të programit të trajnimit, në të cilën përfshihet trajnimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.

Sipas njoftimit thuhet se për herë të parë do të mbahet programi i trajnimit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen për votimin jashtë Kosovës më 8 shkurt 2025 në vendvotimet që do të hapen në përfaqësitë diplomatike.

Në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen më shumë se 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, të cilët janë emëruar nga KQZ dhe që u përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.


Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit
Lexo po ashtu Të martën përfundon afati për akreditimin e mediave për zgjedhjet e 9 shkurtit

Qëllimi i këtij trajnimi është që anëtarët e Këshillave të Vendvoitmit të përfitojnë njohuri mbi legjislacionin, rregulloret zgjedhore dhe procedurat zgjedhore që do t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve për temat të ndryshme, si në vijim:

Votimi dhe numërimi i fletëvotimeve në vendvotim;

Votimi me kusht;

Votimi për persona me nevoja të veçanta;

Numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit;

Procedurat për pranimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në Republikën e Kosovës është 2,533 vendvotime, ndërkaq numri i vendvotimeve për votimin jashtë Kosovës, në përfaqësi diplomatike, është 43 vendvotime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, deri të hënën do të dihen masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Ekonomi
Kalo në kategori