LAJMI I FUNDIT:

​KPK: Vendimi sotëm i Qeverisë për ulje të pagave, veprim kundërligjor

​KPK: Vendimi sotëm i Qeverisë për ulje të pagave, veprim kundërligjor

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka njoftuar se ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm.

Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar vetëm një pikë e rendit të ditës lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive.


Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin. Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takim të jashtëzakonshëm ku është diskutuar vetëm një pikë e rendit të ditës lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përgjysmimin e pagave të prokurorëve. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryeprokurorët e prokurorive. Në fillim të këtij takimi, anëtaret e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës një zëri kanë vlerësuar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial”.

“Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori