LAJMI I FUNDIT:

Kozeri (a)politike: Islanda, identiteti dhe rezoluta “4412”

Çështë evropeizmi?! Liberalizmi i vizave të identitetit, koncepti ad hoc i shkëmbimit të njerëzve dhe shpërndërrimet e vendit!? Ndarjet dhe ndikimi i kulturave!? Metamorfozat mes tokëDheut e KombGjeniut?! Ku gjendet Ballkani, në shembullin e “ekstremit” të fenomenit Islandë?! Shpërfytyrimet e tërmeteve të natyrës dhe atyre që krijojnë njerëzit?!

Islanda dhe shqiptaret e Kosovës: Islanda konsiderohet vendi më i bukur. Islandezët populli më i lumtur. Thuhet se Islanda nuk ishte më vetëm një parajsë për turistët, por edhe një protagoniste e jetës ekonomike me biznesmenë modernë. Atje intelektualët dhe biznesmenët diskutojnë seriozisht për ekonominë. Tetëqind e gjashtëdhjetë vjet më parë (viti 930) e bënë që hartimi i një kushtetute të krijoi një formë demokracie dhe të sjell krijimin e Altingi- t, që njihet si kuvendi më i vjetër legjislativ në botë. Konsiderohet vendi më i qetë dhe më i mirë për të jetuar. Jetojnë edhe shqiptarë, sidomos pas strehimit të refugjatëve nga lufta e Kosovës. Derisa islandezët janë populli më i lumtur në botë (sipas edhe të përjavshmes angleze “Time”), shqiptarët e Kosovës “Gallup International”, muaj më parë i ka shpallur si populli më optimist në botë. Në të kundërtën po sipas “Gallup…”, në renditjen e vendeve më pesimiste në botë, populli i Islandës e mban vendin e dytë! Sipas këtij hulumtimi dhe studimeve, është vëne re se Kosova ka ndër qytetarët më optimistë që prej fillimit të shekullit, duke e lidhur ketë fakt me fitoren e luftës kundër Serbisë dhe një të ardhme premtuese në aspektin ekonomik.


Të dhëna tjera për Islandën në kontekstin e fictivitetit- faktik: Në vitin 1980, islandezët zgjodhën në krye të shtetit një femër, e cila mbetet e para grua presidente në botë. Në shtatë vitet e fundit partnere e saj bashkëshortore është shkrimtarja Jonina Leosdotir. Më 1 shkurt 2009, Johanna Sigurdardottir e bëri betimin si kryeministre e re, duke u bërë kryeministrja e parë islandeze (femër) dhe, njëkohësisht, kryeministrja e parë (haptas) lezbike e botës moderne. Islandezët njihet si njerëz konservatorë dhe gati çdo islandez mund ta tregojë detajisht prejardhjen e tij.
Analizat e një lektori nga instituti i shkencave politike dhe profesori i ekonomisë dhe politikës ndërkombëtare nga fondacioni Friedrich Ebert kanë arritur konkluzione se “Kosova është një "shtet i papërfunduar", me sovranitet të kufizuar dhe de facto i ndarë në veriun serb dhe në jugun e qeverisur nga shqiptarët. EULEX-i ka shënuar vetëm arritje modeste.”

Analiza e Monika Stafaj si hyrje: Javë më parë në analizën “Fati i Islandës dhe ‘dashuria’ austriake për Shqipërinë” në kontekstin me fjalimin e mbajtur të Ministrit austriak të Punëve të Jashtme, kur deklaronte se Bashkimi Europian do të parapëlqente të zgjerohej fillimisht me Shqipërinë, para se të shqyrtonte kërkesën e një shteti euro-nordik, si Islanda, analistja Monika Sh. Stafa, nxjerr pyetje si “një dashamirësi kaq e gjerë europiane po i rrotullohej Shqipërisë.” Ajo vazhdon më të dhëna se “Islanda është një shtet që është lutur për vite e dekada t‘i bashkohet Europës. Ka hezituar, ka kundërshtuar, ka paraqitur argumente tradicionale e të reja, duam pavarësi dhe asnjanësi, nuk jemi as Europë as Amerikë, jemi kundër pranisë së bazave të huaja ushtarake dhe kundër kufizimit të sovranitetit në emër të bashkimit etj.” Dhe përfundon: “Gati një gjysmëshekulli rezistencë kundrejt joshjes së përfshirjes në komunitet, ja ku vjen një situatë që i zhvlerëson të gjitha: ashtu si më 1929 Islanda kërkon anëtarësi në Europë, sepse Europa është një protektor modern i saj, ashtu siç është, bie fjala, në Kosovë, përmes EULEX-it dhe formave të tjera të pranisë politike, ushtarake dhe diplomatike.”

Ana tjetër e Islandës dhe shqiptarëve: Këshilli i Planetit, pas konsultimeve, kundërshtimeve, sondazheve pro at contra, unanimisht vendosi që të bëhet një këmbim klonues mes tokës dhe kombeve, një (zh)vendosje të ndërsjellë: E gjithë populli me përkatësi kombëtare shqiptare, qoftë që jetojnë në trojet etnike, qoftë në diasporën e tyre me dëshirë ndërsa të gjithë banorët në Kosovë me dhunë, të vendosen në Islandë. Ndërsa banorët irlandezë të popullojnë territorin e Kosovës.
Vështirësitë ishin nga më të ndryshmet por është një zgjidhje provuese apo eksperimenti i parë i llojit të tillë që ka mundur të mendoj gjinia njerëzore për të stabilizuar gjenin e një populli dhe “konfliktet” ndëretnike që mund ta ketë filozofia e tokës së mbajtur dhe shpirtit të njeriut.
Përderisa Islanda është shtet evropian në Atlantik, me vullkane aktive, peshkim dhe pa burime minerale, Kosova është një territor “i kundërt”. E kundërta shprehet edhe tek numri i banorëve në krahasim me hapësirat që kanë. Prandaj është një propozim ideal për të arritur tek qëllimi.

Komentet e kuluareve për “Rezolutën e Këshillit të Planetit”(4412):

Dialogu i parë, i incizuar:
– Sa do ta kenë të vështirë islandezët të sigurojnë viza të lejekalimit në vendin e tyre?!
– Ndoshta, një islandez do të mbërrijë si administrator në Kosovë për t’ia lehtësuar të drejtën e individit qytetarëve të vet!
Dialogu i dytë, i kujtuar:
– Unë me tërë familjen do të shkoj më dëshirë në Islandë. Kam punuar 20 vite si xehetar, dhe mirë që nuk kishte burime minerale.- fliste i moshuari.
– Kam peshkuar në Drinin e Bardhë. Sa e sa herë kam paguar dënime sepse fshehurazi gjuaja peshk. Më siguri, sapo të arrijë, do të emërohem shef i veteranëve të peshkimit! –ia kthej miku.
Dialogu i tretë, i dëgjuar:
– Zotëri historian, a do t’na i marrin kompetencat e dhëna Islandës, si anëtare e NATO-s. Mos do t’ishte më mirë të kërkojmë azil këtu në atdhe.
– E di që vikingët e patën pushtuar Islandën. Besoj në të kundërtën: Nëse do t’i lejohet një islandezi ta vizitoj atdheun e tij ai nuk do ta njoh as edhe vendlindjen!

Këshillë- propozim fiktiv me maska: Të gjithë liderët e partive (jo)parlamentare, (jo)qeveritare, organizatat sindikale, humanitare, ushtarake, shkencore e universitare, grupacionet intelektual- akademike, më në fund, arritën të merren vesh përmes zëdhënësve, të mbajnë një asamble kuvendare në përngjasim odash të bashkimit kombëtarë konsultativ për të mbërritur në një konsensus gjithëpërfshirës ciklik. Paraprijnë këto parakushte:
1. Në kuvendë të marrin pjesë të maskuar (humbja e identitetit të pamjes: është me mjekër apo pa të, është gjysmë i verbuar apo me sy- za, tullac apo flokëgjatë, është në moshë apo femër, është X- i apo Y- i, …);
2. Të marrin pjesë duke njëjtësuar tingëllimin e zërit (humbja e identitetit të të folurit: është zëri i këtij apo “atij”, është zë i ashpër apo dëshpërues, është zë burri apo frike, është zë parie apo zë shkencor, zë që vjen nga lufta apo nga lokalet e natës, zë protoskërishtës apo zë rugovian, zë i nemur apo zë drenicaku, zë i Zh- së apo i A- së, …);
3. Hapësira e tubimit mbetet sekret (humbja e identitetit të vendit: në ÇukëSukën malore të Nemunë, në një anije klandestine, në lokal extra me dyer të mbyllura, në një restorant biznes- agjencie, në shtëpi- muze të ish- heroit, në një shkollë gërmadhë, në shoqatën e këngëve fetare, …).

Pjesë nga pararezoluta:
Paragrafi VII: … Përshtatshmëria paraideologjike e pasprofesionale (për herë të parë) e përcaktuar.
Paragrafi XIX: Dokumenti përfundimtarë, përmes zëdhënësve, do të transmetohet nga komunikata deklarative e paidentifikuar.
Paragrafi XX: … do i lehtësohet detyra e gazetarit.
Ai mund të pres në redaksi.
Paragrafi XXII: Kombi nuk duron.
Nënneni 2 i paragrafit XXIII: Populli pret!
Paragrafi i parafundit: Rezoluta hynë në fuqi, legjitimohet, nëse e kanë nënshkruar mbi gjysma e pjesëmarrësve…

Nga ky tubim do të dalin institucionet shtetërore udhëheqëse pa e ditur se e kanë zgjedhur president, kryeministër, ministra me një procedurë (jo)kushtetuese, nga 36 pjesëmarrësit, aq sa ka shkronja alfabeti i Gjuhës Shqipe, alias analfabeti i kulturës oratorike politike. Kemi kohë për t’i harruar një herë për njëherë zgjedhjet e lira!!! Ombudsmani i brendshëm i përbërë nga vota e popullit, si dhe Parlamenti nga vota e popullit e garanton “marrëveshjen”. Agjenturat (edhe gazetareske) hulumtojnë përlloçjen e liderëve (një dobësi e jona është fjala përlloçje ngase në anën tonë ka baltë shumë! Ku nuk ka në Kosovë?! Këtë term e zuri, e vërejti instinktivisht dhe po e riparojnë UFO e rastësishme! Nofkë sinqeriteti paska edhe spiunazhi dhe kontraspiunazhi. Perëndimi e mati kohën me kutin e furtunës intelektual- demokratike dhe me syrin e “Korbit” (do ta kishte zili edhe E. A. Po) për të mbajtur lojërat ushtarake dimërore pa kufij: vendosja e verifikuesve- vëzhgues të OSCE- së dhe operacioni i evakuimit të shpejtë në rast shkëmbim territoresh (jo në rast të ndryshimit të kufijve por të prekjes).

Dosja XX: Shikuesit e lojërave dhe analitikët e drafteve të projekt- propozimeve deri në Vitin 2022 do të rritën! Në të ardhmen aktorët do ta kenë të vështirë ta vënë në skenë lojën teatrale (Hamleti e gjeti vrasësin e prindit, ndërsa Romeu kur e vuri maskën e plasi dashurinë tragjike dhe bashkëdyzoj përjetësisht familjet e hasmuara) që po e luan, sot, politika shqiptare ndërshtetërore! Gjatë daljes me harenë e një nënshkrimi u bisedua për ligjin e shqiptarëve: Beso tek gënjeshtra sepse e vërteta nuk ekziston kur është në pyetje çështja e interesit individual.
U vendos që të pranohet propozimi i Këshillit të Planetit. Pararezoluta “4412” nuk ka të bëj me ndonjë refleksion fushate paraelektorale zgjedhore “lokale”, apo as për ndonjë kurdisje fitore zgjedhjesh të ndonjë subjekti politik, sepse tashmë në Kosovë gjërat zhvendosen nga lartë!

Nga ditari i Arbër Varrit: Zëri në Atdhe: Arbër V. sfidoj në shkrimet e tij tërë antikitetin e shkrimeve më të hershme. Një vashë me shami e urrente S. Rushdiun. Tjetra përkrahë saj dashuronte Moravien e Markesin më shumë së gjuhët në të cilën shkruanin autorët e mëdhenj.
“… Kush di për vdekjen e Arbër V. ta zhvarrosin! Arkivolin ta sjellin tek Pragu i Sh’pisë! E kishte lënë amanet t’ia djegin kufomën! Sepse në pasaportë i shkruante shtetësia kosovar dhe nën të për herë të parë mësoj ngjyrën e syve të emërtuar me mbiemrin e mirënjohur edhe në botën e artit në një gjuhë ndërkombëtare: Broën.
Populli kishte humbur shpresat edhe në
Zotin qiellor Antik
edhe në
Zotin tokësor (Post)Modern!

Prishtinë, shtator- tetor 2009

Shpjegim për nocionet: Tokëdheu- përzierje e dheut në tokën joamtare. Kombgjeni(u)- për kombin i cili mendon se gjithçka në këtë planet varet prej ti, gjenit i të cilit krijon mrekulli faktike për vetveten.

Në trend

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Deklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji

Lajme
“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

“Ishte thjesht kaos - ka pasur të shtëna majtas e djathtas”: Katër policë të vrarë, katër të tjerë të plagosur në një ‘rrethim shtëpie’ në Karolinën e Veriut

Amerika
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori