LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian poston fotografi në rroba banje, pasi tregoi se ka shtuar peshë si pasojë e trajtimit IVF

Kourtney Kardashian poston fotografi në rroba banje, pasi tregoi se ka shtuar peshë si pasojë e trajtimit IVF

Kourtney Kardashian u shfaq me bikini të vogla të verdha të martën në një postim të shpërndarë në faqen zyrtare të POOSH në Instagram.

42 vjeçarja tregoi figurën e saj përrallore në dy pjesë, ndërsa shijonte diellin në oborrin e saj të madh të shtëpisë.


Postimi i markës erdhi pasi Kourtney foli për vështirësitë e saj për trajtimin e fertilitetit në një ‘trailer’ të “The Kardashians”.

Nëna e tre fëmijëve i kombinoi bikinit e saj tërheqëse me një kapele bejsbolli të gjelbër dhe disa syze dielli të mëdha të zeza. Ajo pozoi në bar me njërën dorë duke e kthyer kapelën e saj.

Si qëndron vërteta për IVF dhe menopauzën pas pretendimeve të Kourtney Kardashian
Lexo po ashtu Si qëndron vërteta për IVF dhe menopauzën pas pretendimeve të Kourtney Kardashian

Në ‘trailer’-in më të fundit të “The Kardashians” – i cili duket se është publikuar në Instagram përpara se të fshihej shpejt – Kourtney pretendoi se përpjekjet e saj për të nisur një fëmijë nëpërmjet IVF ‘e futën atë në menopauzë’, duke shkaktuar gjithashtu shtim në peshë.  /Telegrafi/