LAJMI I FUNDIT:

Kostumi dhe çanta portokalli e Kendall Jenner janë një mësim në teorinë e ngjyrave

Kostumi dhe çanta portokalli e Kendall Jenner janë një mësim në teorinë e ngjyrave

Jenner e stiloi kostumin e saj me këpucë lëkure me shkëlqim dhe aksesorë ari. Por pjesa e rezistencës ishte çanta 4600 dollarësh, Kalimero Città nga Bottega Veneta

Supermodelja nuk është e panjohur për stilin e kostumeve klasike, që shpesh i zgjedh si në ngjarje të rëndësishme të modës, por edhe gjatë një ecjeje të thjeshtë.


Por, Kendall Jenner është gjithnjë në kërkim të detajeve që e transformojnë tërësisht dukjen për t’u kthyer më pas në një busull orientimi kur vjen puna te çështjet e trendeve.

Kendall u fotografua në Beverly Hills me veshje që më shumë ngjan me një eksperiment ngjyrash.

Një kostum në ngjyrë blu të theksuar, me një rrip në mes, ndërsa çanta në nuancë portokalli ishte ajo që bëri diferencën. Praktikisht, një aksesor që “thyen” teorinë e ngjyrave, shkruan Marie Claire.

Pamja elegante e supermodeles 28-vjeçare dallonte për elementët e veçantë, nga xhaketa sportive e gjerë, e shtrënguar me një rrip në mes, si edhe pantallonat e gjera.

Si një profesioniste e sporvuar në pjesën e trendeve, kjo veshje e Kendall është një leksion pa shumë mundim sesi ta tranformoni një veshje pune, me vetëm një çantë me ngjyrë të fortë, në një stil elegant dhe super modern.

Kendall e kombinoi veshjen me një palë këpucë të zeza lëkurë dhe vathë ari të mëdhenj.

Me kalimin e viteve, ylli i Kardashians i është bashkuar listës së gjatë të gocave të famshme që me shumë mjeshtëri tregojnë se dinë ta përshtatin një veshje zyre apo pune, në një stil super modern dhe klasik, edhe pse në një ditë krejt të zakonshme.

Mendojmë se duhet ta kopjoni direkt kombinimin e Kendall Jenner:

/Telegrafi/