Kostumet e pazakonta të larjes, që i bëjnë të gjithë t’ju shikojnë (Foto)

31:"© BELOVED SHIRTS/TNI PRESS LTD
Janë vënë në shitje përmes internetit, kostume të larjes që kanë të ilustruara pjesën e gjoksit të burrave.
Me këto veshje plazhi që kushtojnë rreth 40 euro, gratë që i veshin do të duken sikur e kanë barkun dhe shpinën të mbuluar me qime, transmeton Telegrafi.

“Kjo sigurisht do t’i bënte të gjithë t’ju shikojnë derisa rreziteni, por jo për të mirë” është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Derisa shumë shikues kanë thënë se kurrë nuk do t’i vishnin, ka të tjerë që mendojnë se do të ishte interesante dhe aspak e çuditshme.

“Këto janë ndryshimet dhe barazia gjinore, pse të mos vishet”, është një koment tjetër për kostumet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































